Përplasen Haxhiu e Krasniqi: “Je matrapaz asgjë më shumë” – “S’të lejoj me shpif”

July 12, 2023
1 minut lexim

Dardan Krasniqi, ish aktivisti i VV-së dhe kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në emisionin “Prime Time” në një lidhje direkte ka reaguar ndaj audio-incizimeve të publikara në mes të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe Sllavko Simiqit e Listës Serbe.

Por një përplasje ka ndodhur më mes deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu dhe aktivistit të VV-së Dardan Krasniqi, ku Krasniqi ka thënë se ndan të njejtën ndjesi me të si veterantë po jo si PDK, ” më vjen turp të identifikohet ashtu që kjo parti e ka sjell vendin deri këtu”.

“Unë ndaj të njejtën ndjesi si veteran i luftës më Bekim Haxhiun por jo edhe si PDK pasi që më vjen turp që identifikohet ashtu sepse ajo parti e ka sjellur vendin deri këtu dhe se baza pas shpalljes së pavarësisë ,themelet e kanë nis keq, e kanë nis keq pikërisht fatëkeqësisht me dhimbsen shokët tonë të luftës që janë kyq në politik pra. Unë do të jem  i gatëshmë për krerët e UҪK-së që janë në Hagë të shes edhe pasurin, por kta PDK-ja që janë klanë mafioz këta njeriun e shohin në postin e votës edhe politikës kurr nuk janë solidarizu me veteranë”, ka thënë Krasniqi.

Haxhiu gjithashtu nuk e ka lejuar që të flasë si dhe të shpif për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për deklaratat e tij Haxhiu e ka cilësuar Krasniqin si matrapaz.

“Nuk të lejoj me shpif për PDK-në se është një parti mafiozash edhe se këtu nuk është se jena tu fol për Partin Demokratike të Kosovës por jena tu fol për video-incizimet e Mimozes që qysh po me njeh mu e veteranët po ti je matrapas asgjë më shumë kaq kupton ti”, ka thënë Haxhiu. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndryshimet kushtetuese janë dorëzuar në qeveri – ja kur do të shqyrtohen!

Story i radhës

AUV: Kujdes me ushqimin, mos rrezikoni!

Të fundit nga

ShkoLartë