Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka bërë të ditur se javën që e lëmë pas, e kanë mirëpritur për vizitë, kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.
Përparim Rama aty ka takuar ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, bashkë me disa anëtarë të tjerë të stafit të kësaj ambasade
Megjithatë, bëhet e ditur se Rama, si një arkitekt, është njohur me disa nga veçoritë e objektit të kësaj ambasade.
”Javën e kaluar, ne mirëpritëm kryetarin e #Prishtinës, Përparim Rama për një turne në Ambasadën në Prishtinë, objekti i parë dhe i vetëm i certifikuar #LEEDGold në Kosovë. Kryetari i bashkisë, një arkitekt i shquar, u informua për disa nga veçoritë novatore të efikasitetit të energjisë dhe ujit”.