Përparim Rama: Dua Lipa, artistja ime e preferuar, mburremi me të

1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, qe mysafir i “Klan O Busi”, ku foli për nisjen e festivalit “Sunny Hill”.

Ai foli për artisten e tij të preferuar brenda këtij festivali, ku nuk ngurroi të tregonte se është ylli shqiptar, Dua Lipa.

“Dua Lipa është artisja ime e preferuar e komplet festivalit sepse është një yll botëror. Të gjithë mburremi me të dhe është artiste fenomenale”, është shprehur Rama.

Tutje, ai foli edhe për numrin e madh të festivaleve që janë organizuar këtë vit në Prishtinë, ku tha se po krijohet atmosferë krejt tjetër në kryeqytet.

“Prishtina tash është e mbushur me festivale. Po e krijojmë një atmosferë krejt tjetër për Prishtinën, deri tash na kanë njohur si vend i pasluftës ndërsa tash me festivale si Manifesta, Ramë Lahaj & Friends, Prifilm Fest e të tjerë, po e ndërrojnë Prishtinën”, është shprehur Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shokon 32-vjeçarja: Bëj seks pasionant me ish të dashurin, ja si po reagon burri im i papunë

Story i radhës

Shkupi nuk ia del përballë Shamrock Rovers, vendasit dominojnë dhe fitojnë ndeshjen e parë

Të fundit nga