“Përmes Portit të Durrësit lejoi Serbinë të bëjë tregti me Rusinë”, kështu përgjigjet Peleshi për akuzat e medias malazeze

Ministri shqiptar i Drejtësisë, Niko Peleshi, në deklaratën e tij pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u pyet lidhur akuzat e medias malazeze se kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç kanë thyer embargon e SHBA dhe BE, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.

Peleshi u shpreh se nuk ka asnjë informacion për një lajm të tillë duke shtuar se nuk është i bindur nëse një lajm i tillë është i vërtetë.

“Nuk e kam këtë informacion, nuk jam njohur me këtë lajm. Nuk e di se sa e vërtetë është. Mund të ketë lloj-lloj portalesh që shkruajnë por këtë informacion nuk e kam”, tha Peleshi.

Më tej Peleshi tha se sot u miratua edhe një marrëveshje ndërmjet Republikës së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile.

“Sot u miratua një projekt vendim, një marrëveshje ndërmjet republikës së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Për pak javë  gjatë vitit të ardhshëm do të ratifikohet në parlament”, tha më tej Peleshi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjykata e Apelit:Shfuqizimi i aktgjykimit për Mijallkovin,i pakuptueshëm

Story i radhës

Ja kush do të moderojë krah Arbana Osmanit në “Festivalin e Këngës”

Të fundit nga