Ndonjëherë nuk ka nevojë për shumë strategji, provokime apo testime të njëpasnjëshme për të njohur dhe kuptuar diçka më shumë rreth njeriut që ke në krah. Mjafton të putheni.
1.E mban ose jo veten
Vër re nëse fryma i mban era mente apo ka hedhur parfum. Detajet bëjnë diferencën.
2. Do merresh vesh me të në vazhdim
Nuk e merrni dot me mend forcën dhe të fshehtat që zbardh një puthje. Momenti magjik i bashkimit të buzëve ia del të nxjerrë zbuluar çdo karakter të mundshëm. Nëse ty nuk të pëlqen të të puthin egërsisht dhe me gjuhë, personi në fjalë arrin ta kuptojë shumë lehtë përmes sinjaleve që trupi yt lëshon. Mbetet në dorën e tij se si do të veprojë…
3. Të vlerëson?
Fill pas puthjes lexoni mimikën e tij. Është i lumtur, po buzëqesh, i shndërrijnë sytë?
4. Ka vërtet kimi mes jush?
Ndonjëherë gjërat janë më të thjeshta seç duken. Putheni dhe kuptoni nëse dëshironi që ky moment të zgjasë përgjithmonë.
5. Është njeri me vetëbesim?
Zbulo më shumë rreth karakterit të tij falë një puthjeje të vetme. Një njeri që di ç’bën dhe beson që e bën mirë, e transmeton me të parën herë.
6. Po në shtrat, si do jetë?
Kushtojuni rëndësi jo vetëm buzëve të tij, por gjithë gjuhës së trupit. Si ju prek, ku ju prek apo cilëve pjesë u kushton më shumë rëndësi gjatë puthjes…