Përmbysje historike në NBA

Basketbollistët e Los Anxhelos Klipers kanë bërë një ndër përmbysjet më të mëdha në NBA, pasi që në transfertë mundën Uashingtonin me rezultat 116-115, edhe pse ishin në disavantazh prej 35 pikëve.

Vendasit në çerekun e dytë kishin epërsi 35 pikë pran rezultatit 66 – 31, ndërsa në çerekun e tretë negativa ishte me 23 pikë pran rezultatit 73-96. Ndërkohë në çerekun e katërt, pran rezultatin 112-115, basketbollisti i Los Anxhelos Klipers, Luk Kenard, shënoi 3 pikë dhe realizoi një gjuajtje të lirë, për të kompletuar përmbysjen më të madhe në NBA.

Në sfidat e tjera, Denveri mundi Detroidin me 110-105, Los Anxhelos Lejkers mundi Bruklin Netsin falë rikthimit të Entoni Dejvisit, pran rezultatit 106-96.

Ndërkohë Golden Stejti demoloi Dallasin me rezultat 130-92, ndërsa Minesota, në terrenin vendas mundi Portlandin me rezultat 109-107.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disa mënyra për të forcuar kockat tuaja pa u djersitur

Story i radhës

Një tjetër drejtues politik dhe deputet braktis Bashën

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish