Një kamion që transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan-Tepelenë.
Mësohet se shkak i daljes së kamionit jashtë karrexhatës ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit i cili udhëtonte i vetëm.
Menjëherë janë njoftuar uniformat blu dhe shërbimi i urgjencës së spitalit të Fierit të cilët kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta, edhe pse nga pamjet tregojnë një makinë thuajse totalisht të shkatërruar.
Dëmet materiale janë të mëdha.