Sot u zhvillua ndeshja e barazhit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.
Egnatia shënoi fitore 2:0 ndaj Korabit, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm.
Mirëpo, kjo ndeshje u përmbyll mes tensioneve. Në minutën e 90-të ndeshja u ndërpre për disa minuta.
“Panorama” ka raportuar për një përleshje masive mes anëtarëve të dy skuadrave.
Sipas mediumit shqiptar, është nevojitur ndërhyrja e policëve dhe stjuardëve për të qetësuar situatën.