perleshje barbare ne parlamentin e gjeorgjise ne diskutimin e ligjit te agjenteve te huaj 661d4c841764c

Përleshje ‘barbare’ në parlamentin e Gjeorgjisë në diskutimin e ligjit të ‘agjentëve të huaj’

April 15, 2024
1 minut lexim

Teksa deputetët në parlamentin e Gjeorgjisë po diskutonin sot ligjin e kontestuar për përcaktimit të regjistrit të personave dhe enteve “agjent të huaj”, një konflikt fizik nisi kur lideri i opozitës qëlloi me grusht kreun e maxhorancës teksa fliste në podium.

Kreu i partisë në pushtet Georgian Dream, ka prezantuar ligjin prej muajit të kaluar por fillimisht hoqën dorë prej protestave popullore dhe të grupeve të të drejtave që e quanin shtypës dhe të ngjashëm me ligjet e vendeve diktatoriale.

Por partia në pushtet nuk hoqi dorë dhe e riprezantoi ligjin në 3 prill 2024, teksa sot pritej të merrej në konsideratë.

Video tregon liderin e Partisë së Qytetarëve, Aleko Elisashvili, që godet me grusht kreun e maxhorancës Mamuka Mdinaradze duke shkaktuar kaos në sallë.

Jashtë sallës së parlamentit kishte protestues ndaj ligjit, të cilët brohoritën për gjestin e protagonizmit të Elisashvili.

Tbilisi thoshte se ligji kërkon te shtojë transparencën por kritiket e kane dënuar për ndërhyrje të privatësinë dhe të drejtat e organizatave dhe individëve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ndaluan benz in dhe sulmuan e kercenuan zyrtarin malazez arrestohen 3 shqiptaret ne mal te zi 661d4c4804d41
Story i mëparshëm

Ndaluan “benz”-in dhe sulmuan e kërcënuan zyrtarin malazez, arrestohen 3 shqiptarët në Mal të Zi

numri nje i stolit te dortmund atletico rival me pervoje por objektivat i kemi te qarta 661d52d8e7932
Story i radhës

Numri një i stolit të Dortmund: Atletico rival me përvojë, por objektivat i kemi të qarta

Të fundit nga

Mësohet destinacioni i tij i ardhshëm

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë këtë verë për të realizuar blerjet që dëshiron, dhe një nga ata që do të largohet është Ansu Fati. 22-vjeçari ka qenë në periferi të skuadrës
ShkoLartë