ndaluan benz in dhe sulmuan e kercenuan zyrtarin malazez arrestohen 3 shqiptaret ne mal te zi 661d4c4804d41

Ndaluan “benz”-in dhe sulmuan e kërcënuan zyrtarin malazez, arrestohen 3 shqiptarët në Mal të Zi

April 15, 2024
1 minut lexim

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia malazeze e Tivarit pasi akuzohen se kanë sulmuar dhe kërcënuar një zyrtar lokal të Administratës Tatimore të Malit të Zi.

Dejan Drashkoviç po largohej nga Tivari drejt vendit ku jeton, me një makinë me targa serbe. Në atë moment, tre shqiptarë kanë ndaluar para tij me një mjet “Marcedez benz” me targa italiane.

Sipas mediave lokale, Drashkoviç ka deklaruar se shqiptarët kanë nisur ta fyejnë me fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe duke u përpjekur ta provokonin.

“Nuk kam reaguar dhe nuk kam dashur të debatoj me ta në vend, sepse sigurisht që do të çonte në një incident më të rëndë sepse pranë nesh ishin tre makina të tjera me targa shqiptare. Kam thirrur policinë dhe kam raportuar se çfarë ka ndodhur, dhe pak më vonë në Herceg Novi kanë ndalur Mercedesin, shoferi i të cilit më sulmoi dhe më provokoi, i morën në paraburgim dhe ua dorëzuan kolegëve nga policia e Tivatit”– ka thënë Drashkoviq për Vjestin.

Ndërkohë 3 shqiptarët në paraburgim janë akuzuar për kërcënim të personit.

MARKETING

RENT A CAR

serbia dergon nje amandament ku kerkon shtyrjen e pranimit te kosoves ne keshillin e evropes 661d48c45d523
Story i mëparshëm

Serbia dërgon një amandament ku kërkon shtyrjen e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

perleshje barbare ne parlamentin e gjeorgjise ne diskutimin e ligjit te agjenteve te huaj 661d4c841764c
Story i radhës

Përleshje ‘barbare’ në parlamentin e Gjeorgjisë në diskutimin e ligjit të ‘agjentëve të huaj’

Të fundit nga

ShkoLartë