Përleshja në Kuvendin e Kosovës, jehonë në mediet ndërkombëtare

July 13, 2023
1 minut lexim

Sherri i ndodhur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka bërë jehonë në mediet ndërkombëtare.

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian”, ka raportuar për përleshjen fizike që ndodhi, duke theksuar se incidenti ndodhi pasi kryeministri Albin Kurti ishte duke folur për masat për uljen e tensioneve me serbët etnikë në pjesën veriore të vendit.

Lajmin për këtë ngjarje e ka publikuar edhe agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”.

“Një përleshje shpërtheu në Kuvendin e Kosovës, pasi një ligjvënës i opozitës i hodhi ujë kryeministrit Albin Kurti, ndërsa ai ishte duke folur për masat qeveritare për uljen e tensioneve me serbët etnikë në veriun e vendit”, raporton agjencia e njohur amerikane dhe gazeta e famshme britanike.

Agjencia dhe gazeta theksojnë se partitë opozitare në Kosovë kanë kritikuar politikat e Kurtit në veriun e vendit, të cilat i kanë tensionuar marrëdhëniet me aleatët kyçë perëndimorë.

“ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë presion Kurtit për ta ndihmuar qetësimin e situatës. Dhuna shpërtheu në maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave, të mbështetur nga policia, u vendosën në zyra pas zgjedhjeve që ishin bojkotuar gjerësisht nga shumica etnike serbe në atë zonë”- thuhet më tej.

“Të mërkurën, Kurti njoftoi se do ta zvogëlojë numrin e policëve të njësisë speciale të vendosur pranë katër ndërtesave komunale në zonat me shumicë serbe në veriun e Kosovës dhe se do të mbahen zgjedhje të reja komunale në secilën qytezë”, raportohet nga mediat prestigjioze.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spektakli i basketbollit 3×3 vazhdon me FIBA 3×3 Women’s Series dhe FIBA 3×3 Challenger Prishtina

Story i radhës

Dhuna në Kuvend, Zemaj: Prodhim i LVV-së prej vitesh

Të fundit nga

ShkoLartë