perkujtohet ekrem rexha komandant drini 69fd75acba1ae

Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant “Drini”

May 8, 2026
1 minut lexim

Sot bëhen 26 vjet nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar aktivitete përkujtimore dhe ka ritheksuar kërkesën për drejtësi, duke theksuar se edhe pas 26 vitesh rasti mbetet ende i pazbardhur.

Sipas organizatorëve, aktivitetet do të mbahen në disa pika përkujtimore në nderim të figurës dhe veprës së Komandant Drinit, ndërsa pritet pjesëmarrja e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve dhe qytetarëve.

Programi i aktiviteteve nis në ora 10:00 me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Në ora 11:30 do të vendosen buqeta me lule pranë memorialit Shtëpia e Bardhë, ndërsa në ora 20:00 do të organizohet ndezja e flakadanëve pranë memorialit, në bashkëpunim me Arpagjikët.

Kryetari i Organizata e Veteranëve të Luftës sëUÇK-së, Isa Berisha, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto aktivitete, duke vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Komandant Drinit në luftën për lirinë e Kosovës.

Nga organizata është theksuar se kujtimi për Ekrem Rexha mbetet i gjallë dhe se kërkesa për drejtësi do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ahmeti ne pritjen e be se rruga e vetme e maqedonise se veriut eshte ajo e be se 69fd2a8e8d6e8
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti në pritjen e BE-së: Rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut është ajo e BE-së

vrasja e biznesmenit ne sarande identifikohet autori i dyshuar reagon policia 69fd7632ce262
Lajmi i radhës

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, identifikohet autori i dyshuar – Reagon Policia

Të fundit nga

Rubio njofton sanksione të reja ndaj Kubës

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi sanksione të reja mbi kompleksin ushtarako-industrial të Kubës dhe një kompani shtetërore të burimeve natyrore, duke rritur presionin mbi udhëheqësit kubanë duke synuar burimet
ShkoLartë