Përkujtohen gjashtë dëshmorët e kombit të rënë në Apterushë të Rahovecit

Ne 24 vjetorin e rënies heroike në Strofc të Vushtrrisë janë përkujtuar gjashtë dëshmorët e kombit, Bektesh Haliti, Nezir Imeri,Xhelal Hajda- Toni, Selajdin Abazi- Mici dhe Hamdi Hajrizi të renë në Apterushë të Rahovecit.

Me ketë rast, në Strofc, është përuruar lapidari i dëshmorit te kombit, Ruzhdi Hajrizi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, më këtë rast tha se ky nderim për dëshmorët e lirisë po bëhet në prag të festave të nëntorit, në nderim të jetës dhe sakrificës së tyre sublime për lirinë e Kosovës.

Manifestimin në Strofc e kanë përshëndetur edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, dhe përfaqësuesi i familjeve te dëshmorëve dhe veteraneve te UÇK- se, Xhavit Jashari.

Ata thanë se rënia e tyre, në Apterushë, në misionin e furnizimit me armatim, është dëshmia më e mirë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë dhe përkushtimi atdhetar i luftëtarëve të rënë në fushën e nderit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

S’ka më fundjava plazhi, mot i paqëndrueshëm me erë dhe dallgë në bregdet

Story i radhës

Media maqedonase: Bakraqi nga Kosova, më e mira te femrat 

Të fundit nga