Media maqedonase: Bakraqi nga Kosova, më e mira te femrat 

Atletja Gresa Bakraqi shkëlqeu në garën 10 kilometra “Nëntori 2023” në Maqedoni të Veriut.

“Gresa Bakraqi nga Kosova përfundoi me kohën 34 minuta e 54 sekonda, para Adriana Pop Arsova nga Delta, e cila vrapoi me kohën 35:09 minuta.

E treta përfundoi Thea Bojinovski nga AK Ohri Run me kohë 37:54 minuta, duke lënë pas Biljana Kiraxhiev dhe Marina Domazetovska.

Në këtë garë morën pjesë 110 sportiste që përfunduan garën”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.

“Sportisti më i mirë maqedonas Dario Ivanovski është fitues i garës në 10 kilometra “Nëntori 2023” që u mbajt sot në Gjevgjeli, e cila u shënua edhe për Kampionatin Shtetëror të Maqedonisë në shtigje të gjata”, shkruan mes të tjera media maqedonase.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përkujtohen gjashtë dëshmorët e kombit të rënë në Apterushë të Rahovecit

Story i radhës

Vlerësimi i dëmeve në Toskanë mbërrin në gjysmë miliardë euro

Të fundit nga