perkujtohen deshmoret e martiret ne prishtine e dyz te podujeves 625d0fa8b52b3

​Përkujtohen dëshmorët e martirët në Prishtinë e Dyz të Podujevës

April 18, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në orën 09:00 te varrezat e dëshmorëve në Velani dhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në orën 09:30.

Po sot kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca do të bëjë homazhe në Dyz të Podujevës, në orën 13:00.

Me rastin e 23-vjetorit të masakrës serbe në ofensivën e prillit 1999 në rajonin e Llapit dhe Gollakut organizohet tubim përkujtimor në Kompleksin e varrezave të luftës, Dyz, duke filluar nga ora 13:00.

Ndryshe, ditët e 17, 18, 19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

Ushtria policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

doktoreshe liri berisha dhe rasti i orlando rakipit cfare kontrasti 625d0bb9a7a75
Story i mëparshëm

Doktoreshë Liri Berisha dhe rasti i Orlando Rakipit! Çfarë kontrasti?!

dy shperthime te forta ne mitrovice reagon policia 625d0fe51f2ef
Story i radhës

Dy shpërthime të forta në Mitrovicë, reagon policia

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

Totenham u shpall kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Bilbao, Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Xhonson në fundin
ShkoLartë