perjashtohet nje prokuror qellimisht ka zvarritur lende gjyqesore 623c4e2369685

Përjashtohet një prokuror, qëllimisht ka zvarritur lëndë gjyqësore

March 24, 2022
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike njofton se ka marrë vendim për largimin e një prokurori nga Prokuroria e Shkupit dhe është ngritur procedura disiplinore ndaj tij.
Nga PTHP thonë se ai dyshohet se prokurori në fjalë ka kryer veprën – Shkelje e rëndë disiplinore nga neni 91, paragrafi 1, alinea 8 e Ligjit për prokuror publik.
“Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme nga Prokuroria e Lartë Publike në Shkup, është konstatuar se prokurori publik në një pjesë të konsiderueshme të lëndëve që i janë caktuar nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtim me Ligjin për procedurë penale”.
Vendim për largim nga detyra është marrë edhe për një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, është shqiptuar masë disiplinore për prokurorin publik nga PTHP-ja në Manastir – ulje e pagës me 20% për katër muaj për një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Resnjës është shqiptuar masë disiplinore zbritje e pagës në shumë prej 30% për një periudhë prej katër muajsh, ndërsa procedura kundër një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër është në vazhdim. Procedura ankimore e tre prokurorëve të tjerë publik është duke vazhduar para Këshillit të Prokurorëve Publikë, për të cilët masat disiplinore janë shqiptuar në procedurë disiplinore të zhvilluar sipas Ligjit të vjetër për Prokurorinë Publike dhe Rregullores së mëparshme të vlefshme”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

MARKETING

RENT A CAR

si po e ndryshon boten lufta ne ukraine 623c4b1863e82
Story i mëparshëm

Si po e ndryshon botën lufta në Ukrainë

vucic do jape grure por nuk del pa gje do perdorim portin e durresit per te tregtuar nafte 623c529721f9a
Story i radhës

Vuçiç do japë grurë por nuk del “pa gjë”: Do përdorim portin e Durrësit për të tregtuar naftë

Të fundit nga

Tre muaj jashtë terrenit të gjelbër?!

Real Madridi do të jetë i zënë këtë verë me ndryshimet në skuadër dhe Kupën e Botës për Klube, por një tjetër çështje me të cilën duhet të përballet është Jude Bellingham.
ShkoLartë