Përjashtohen nga Kuvendi pesë deputetë, mes tyre edhe Sali Berisha

January 27, 2023
1 minut lexim

Këshilli i Etikëska miratuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit të Shqipërisë.

Kështu, është përjashtuar për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.

Partia Socialiste i dërgoi kërkesën për përjashtim të grupit të Berishës kryeparlamentares Lindita Nikolla pasi nga debatet dje në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri bashkë me deputetë të tjerë bllokuan foltoren.

Komisioni i Etikës nuk është hera e parë që merr një masë të tillë për deputetë të grupimit të Sali Berishës. Kujtojmë këtu se vitin që shkoi, u përjashtua Flamur Noka si masë disiplinore për “zaptim” të foltores së Kuvendit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Türkiye thërret ambasadorin danez në Ankara për dhënien e lejes për djegien e Kuranit të premten

Story i radhës

Tea thotë se nuk ka prekur libër me dorë që 15 vjeçe

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë