Nuk ekzistonte asnjë minutë mërzitjeje. Gjatë verës ktheheshim në shtëpi vetëm për të ngrënë, apo kur na bërtiste nga dritarja e shtëpisë ndonjë i rritur. I ngjisnim shkallët e shtëpisë me nxitim, sepse shkonim në shtëpi përherë me vonesë, si dhe i mbanim fshehur këmbët me plagë nga rrëzimet, pasi ishte e ndaluar të lëndoheshe duke luajtur. Nëse prindërit e vinin re këtë gjë, e sigurtë nuk të lejonim më të dilje për tëluajtur ditën tjetër.
Kur hyje në shtëpi, ndihej aroma e mirë e ushqimit të përgatitur e të shtruar në tavolinë. Kishte raste kur ushqimi nuk të pëlqente, por duhet ta konsumoje gjithsesi. Pastaj vinin sërish lojërat në lagje. Me miqtë e zakonshëm, ose me ata të lagjeve të afërta. Nuk ishte e rëndësishme të njiheshe, t’u dije emrat. Mjaftonte të ishe bashkë me ta, të niste loja dhe gjithçka vazhdonte natyrshëm. Ndërkohë nga mamatë dëgjonim fjalitë klasike: “Hajde këtu, se nuk të rrah”, “Unë ta kam bërë kokën e do më bindesh që ç’ke me të”. Mëvjen për të qeshur tani që i kujtoj këto gjëra”. – Serenella C.
Kohërat e shkuara kanë qenë realisht shumë më të bukura për fëmijërinë. Kishte më tepër hapësira për tëluajtur, më shumë fantazi ndërmjet fëmijëve për të krijuar lojëra të reja, si dhë më pak lojëra elektronike. Këto ishin arsyet se pse edhe neve mblidheshim me bashkëmoshatarët dhe luanim në lagjet tona
. Ama kanë qenë kohërat me kujtimet më të bukura. Sot fëmijët preferojnë të luajnë me lojëra elektronike nështëpi, krijojnë më pak shoqëri dhe dalin më pak nga shtëpia. Kjo i bën asocialë, edhe pse nuk kanë faj. Kufizimi i hapësirave të lira për shkak të ndërtimeve të shumta, përhapja e pajisjeve elektronike, si dhe kontrolli ndonjëherë më i madh nga ana e prindërve, “i kanë kufizuar” fëmijët brenda mureve të shtëpisë. Dhe pasojat po shihen që në ditët e sotme, me fëmijë e të rinj asocialë, gjithnjë e më tepër të izoluar brenda botës së tyre, pa shumë kujtime nga fëmijëria.