“…As nder, as turp, as gjak s’kini, unji kryet dhe po rrini…”
KONICA
“Ju po i bëni presion Kosovës, që të implementojë një asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Përkundrazi, presioni duhet të jetë mbi Serbinë, që të njoh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.
Bob Mendenez
“…Formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, mund të paraqes një terren të ri për nxitjen e nacionalizmit lokal rus në Kosovë.”
Sonja Biserko
“Ne duhet vazhdimisht dhe pa u lodhur ta ndërtojmë dhe vendosmërisht e me të gjitha mjetet, ta ruajmë e ta mbrojmë shtetin, të cilin e kemi krijuar me mund; me gjak; me djersë e kalvar – pa parë pothuajse asnjë ditë të bardhë”.
M.SH.B.
Parahyrje përorientuese shqyrtimore
Në këtë punim diskurziv shpërfaqën përpjekjet modeste, por të koncentruara dhe integrative të autorit, për të shkoqitur dhe përimtuar disa nga elementët qenësore – ndërdimensionale dhe kompozicionale të marrëveshjeve të Brukselit të prillit të 2013 dhe të gushtit 2015, të lidhura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe rrjedhojat e tyre potenciale, të cilat do të pasonin – sa i përket funksionimit të rendit tonë kushtetues-juridik – në rast të pranimit dhe aplikimit eventual të këtyre marrëveshjeve në praktikë – në Republikën e Kosovës.
Kosova
Përgjithësisht për traktatet ndërkombëtare dhe për palët marrëveshtore
Fillimisht le të shohim, se çka përmban e drejta ndërkombëtare.
E drejta ndërkombëtare përmban rregullat, me të cilat rregullohen marrëdhëniet midis subjekteve të së drejtës ndërkombëtare. Subjektet e së drejtës ndërkombëtare, nga ana tjetër, janë ose mund të jenë shtetet; organizatat ndërkombëtare; njësitë federale – në shtetet federative – kuptohet në përputhje me rendet e tyre kushtetuese; distriktët e internacionalizuara dhe në mënyrë indirekte edhe individët –përfaqësues të caktuar. Këtu parësisht mendohet në reprezentuesit-përfaqësues të kryengritësve, poqese janë të pranuar si palë ndërluftuese.
Pra, palët e traktateve a marrëveshjeve ndërkombëtare, janë ose edhe më mirë mund të jenë të gjitha atosubjekte, që janë të pranuara në të drejtën në përgjithësi apo në të drejtën ndërkombëtare – në veçanti.
Vijimisht subjektet janë ato palë, të cilave iu është pranuar apo njohur subjektiviteti ndërkombëtar-juridik. E këtu siç u tha edhe më parë bëjnë pjesë në radhë të parë shtetet. Çdo shtet ka aftësi-zotë -si të lidhjës apo për lidhjen e marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare.
Sipas njërit nga të pesë (5) parimet e abatit Gregoar – përkitazi me të drejtat dhe detyrat e shteteve – të vitit 1792.,: “traktatet që lidhen në mes të shtete -ve, janë të shenjta dhe të pacenueshme”. Kuptohet që ky parim padyshim që në vetvete e nënkupton dhe e ngërthen domosdo edhe parimin e barazisë dhe të mirëbesimit të palëve në traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare. Nga ana tjetër, ndër pesë të drejtat themelore të një shteti, që pretendon të jetë edhe subjekt ndërkombëtar i së drejtës ndërkombëtare dhe të cilave të drejta iu përgjigjen ose më mirë, do të duhej t’iu përgjigjeshin edhe detyrimet e shteteve të tjera, janë:
# . E drejta e sovranitetit dhe e pavarësisë;
#. E drejta për ekzistencë apo e drejta në mbrojtje;
#. E drejta e barazisë ose në barazi;
#. E drejta për t’u respektuar dhe
#. E drejta për të komunikuar a për komunikim me shtetet e tjera.
Pjesët përbërëse të traktateve a marrëveshjeve ndërkombëtare
Traktatët a marrëveshjet ndërkombëtare, në parim dhe sipas rregullit, përbëhen nga tri pjesë:
1. Pjesa hyrëse apo edhe preambulare;
2. Pjesa qenësore – kryesore ose edhe dispozitive dhe
3. Pjesa përfundimtare ose definitive.
-Pjesa hyrëse ose preambulare e trakteve a marrëveshjeve ndërkombëtare inkorporon në vetvete: titullin; preambulën; thirrjen perëndive; ndërsa në preambulë vihet: emri i shtetit, përfaqësuesit, motivet dhe qëllimet; emrat e bashkëbiseduesve marrëveshtorë apo të negociatorëve – nënshkrues dhe plotëfuqishmëritë.
-Pjesa qenësore-kryesore ose dispozitive është në fakt pjesa thelbësore e një marrëveshje dhe si e tillë përfshinë në vete të drejtat dhe detyrimet e palë -ve apo të subjekteve nënshkruese të marrëveshjes.
-Në pjesën përfundimtare, ndërkaq flitet për fuqizimin e traktatit a marrë -veshjes; për mënyrat e ratifikimit; kohëzgjatjën; heqjen dorë nga marrë -veshja; denoncimin; interpretimin; vendin e zbatimit a të implementimimit; rezervën…; vendin; datën; vulat etj.
Marrëveshjet a traktatet ndërkombëtare – në parim ( sikurse edhe bazuar në pa -rimin e parapërmendur të Gregoarit – në këtë shkrim) – dhe përgjithësisht, do të duhej, që ta kenë bazë themelore inkorporimin dhe aplikimin e parimit të mirënjohur:” PACTA SUNT SERVANDA” apo në shqip: “MARRËVESHJA DUHET TË ZBATOHET”.
Kjo don të thotë se palët a subjektet ndërvepruese-negociatore – gjatë lidhjes së traktateve a marrëveshjeve të caktuara ndërkombëtare, po ato, pas lidhjes dhe ratifikimit të tyre, duhet edhe t’i përmbushin dhe zbatojnë me MIRËBESIM – “BONA FIDAE “- edhe në praktikë.[1]
Duke u bazuar në bamurinë se pothuajse çdo rregull dhe parim; sado utilitar, autentik, empirik dhe i brumosur qoftë, nuk mund të mos ketë një apo më shumë përjashtime -gjatë udhëtimit dhe zbatimit të tij në jetën praktike.
Kjo jo rrallëherë korrespondon me situata e raste, kur marrëveshjet ndërkombëtare edhe mund të mos zbatohen fare në praktikë.
Pamundësia e realizimit dhe zbatimit të një a më shumë traktateve a marrë -veshjeve – nga palët përkatëse ndërkombëtare, ndodhë jo rrallë herë në marrëdhëniet ndërkombëtare, parësisht për shkak të ndodhjes a ndryshimit të rrethanave dhe kushteve të paparashikuara – (Parimi: “REBUS SIQ STAN –TIBUS”).
Pra, në pamundësi të zbatimit ose në rast të ndryshimit qenësor të kushteve dhe rrethanave – bazuar në parimin e përmendur pak më parë – rebus siç stan -tibus – pra, edhe mund edhe duhet të mos zbatohen traktatet a marrëveshjet ndërkombëtare – paraprakisht të lidhura e të ratifikuara madje – në mes të shteteve – palë a subjekte të këtyre marrëveshjeve, rrjedhimisht të së drejtës ndërkombëtare, kuptohet në raste kur subjekte marrëveshtore janë shtetet edhe nëse interesat jetike të shteteve –palë të traktateve a marrëveshjeve të tilla e kërkojnë një gjë të tillë nga vetë përfaqësuesit negociatorë.
b) Natyra dhe karakteri i traktateve a marrëveshjevendërkombëtare
Traktatët ndërkombëtare nënkuptojnë çdo pajtim të vullnetit në mes të shteteve – palë a subjekte të së drejtës ndërkombëtare, me qëllim të krijimit, ndryshimit ose ndërprerjes së ndonjë raporti juridik reciprok ose marrëveshje të karakterit marrëveshtor – kontraktual – në mes të shteteve ose organizatave shtetërore, me të cilat krijohen të drejta dhe detyrime të caktuara – për palët përkatëse marrëveshtore.
Sipas disa autorëve, marrëveshjet a traktatet ndërkombëtare, duhet të lidhën doemos me shkrim, ngase vetëm në këtë mënyrë – sipas tyre, do të mund të konstatohet qartë e çiltër – vullneti i shprehur i palëve. I bashkangjitemi këtij pikëqendrimi, ngase siguria juridike dhe qartësia transaksionale në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në të drejtën ndërkombëtare, mund të kenë fushe shtrirje dhe zbatim dukshëm më të qartë, më të mirëfilltë, me të sigurtë dhe mbase edhe më afatgjatë; ndërsa mosmarrëveshje, rezerva dhe kontestime mund të ketë më pak – në mes të palëve-subjekte të së drejtës ndërkombëtare.
Synimi dhe objektivi kryesor i subjekteve të së drejtës ndërkombëtare –përmes traktateve a marrëveshjeve ndërkombëtare; (qoftë bilaterale; qoftë multilaterale), është që po ato subjekte, të dakordohen për çështje të ndryshme të relevancës dhe interesave primare të shteteve të caktuara – të cilat mund të jenë palë potenciale ose reale e traktateve a marrëveshjeve të caktuara – në mes tyre.
Marrëveshjet a traktatet në të drejtën ndërkombëtare, respektivisht në marrëdhëniet ndërkombëtare, mund të emërtohen edhe me emra të tjerë, si: KONVENTA, PAKTE, MODUS VIVENDI etj. Termi modus Vivendi, përdoret për marrëveshje të përkohshme, për të cilat – në ndërkohë – pritët që në të ardhmen të zëvendësohen me një traktat ose me ndonjë konventë pasuese të natyrës dhe karakterit më afatgjatë.
c) Efektet e lidhjes, rrjedhimisht nënshkrimit të marrëveshjeve-traktateve dhe rezerva
Sipas nenit 14 të Konventës së Vjenës, ratifikimi i një marrëveshjeje, duhet të bëhet nëse:
a). parashihet shprehimisht;
b). nëse palët janë dakorduar;
c). nëse është paraparë me plotfuqishmërie.
Disa marrëveshje nuk ratifikohen fare, sepse ekziston e drejta diskrecionale e shtet -eve – palë ; ndërsa disa marrëveshje, nuk zbatohen, në qoftë se palët ose njëra palë marrëveshtore, ka shprehur rezervë ose nëse kanë kaluar – ndodhur a ja -në zhvilluar rrethana e kushte të reja e të ndryshme ( nga ato që kanë ekzistuar në kohën e lidhjes së një traktati apo marrëveshjeje në mes të dy apo më shumë shteteve – palë dhe subjekte në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare), të cilat dukshëm kanë ndikuar që traktati apo marrëveshja të mos ratifikohet.
Rezerva ndërkaq, është një deklaratë e njëanshme e një shteti – që shprehet në ndonjërën fazë të traktatit a marrëveshjes ose edhe më vonë. Pala ose palët, për shkaqe të ndryshme nuk mund të pranojnë detyrime nga traktati a marrëveshja e caktuar ose edhe vetëm nga një pjesë e vetme e marrëveshjes përkatëse. Disa traktate, siç u tha edhe më parë, mund ta ndalojnë fare dhe shprehimisht rezervën, por kjo për shembull nuk ka ndodhur fare me marrëveshjen e prillit të vitit 2013, për asociacionin, të lidhur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Supozohet deri në konsiderim se një akt ndërkombëtar – është i vlefshëm, përderisa nuk dëshmohet ekzistimi i mangësive apo mungesave të caktuara të tij, të cilat atë akt e bëjnë të pavlefshëm.
II. Lidhja e marrëveshjeve ndërkombëtare sipas ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës
1. E drejta e nismës për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare – sipas Ligjit të Kosovës për marrëveshjet ndërkombëtare[2]
Të drejtën e nismës për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, sipas dispozitave të Ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare e kanë organet shtetërore të Republikës së Kosovës – në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjin në fuqi. Të gjitha nismat për ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat mund të vijnë nga cilado ministri, sipas këtij ligji miratohen – në parim nga Qeveria; kuptohet, pas rekomandimit të të dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.[3]
Para se të vijojmë me trajtimin e procedurës së shqyrtimit të projektmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe kompetencat për të lidhur këso marrëveshje, le të shohim se si përkufizohet me këtë ligj një marrëveshje, përkatësisht një traktat ndërkombëtar, i cili mund të lidhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, por edhe të parimeve dhe standardeve të së drejtës ndërkombëtare – përgjithësisht.
Sipas dispozitave të nenit 3 të Ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare, marrë -veshje a traktat ndërkombëtar, konsiderohet një marrëveshje, përkatësisht traktat i lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të huaja ose organizatave ndërkombëtare – në formë të shkruar, e rregulluar me të drejtën ndërkombëtare, pavarësisht nga emërtimi dhe nga përfshirja në një, d y apo më shumë instrumente të ndërlidhura.
Sa i përket procedurës së shqyrtimit të projektmarrëveshjeve ndërkombëtare, tekstet e tyre hartohen nga ministria apo agjencia shtetërore kompetente, iu dërgohet ministrive ose agjencive shtetërore përkatëse – për shqyrtim; ndërsa kom -petenca ndërlidhur me të gjitha veprimet për sa i takon lidhjes se traktateve apo marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe negociatat për marrëveshje, në pajtim me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Konventës së Vjenës i takon: Presidentit të vendit; Kryeministrit dhe Ministrit të punëve të jashtme të Kosovës.[4]
2. Ratifikimi i marrëveshjeve a traktateve ndërkombëtare dhe Rezerva
Pas procesit të përgatitjes, negociimit dhe lidhjes së traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, sipas ligjit tonë në fuqi, pason ratifikimi i po atyre marrëveshjeve a traktateve ndërkombëtare.
Ratifikimin e këtyre traktateve a marrëveshjeve e bën Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.[5]
Mirëpo, Ligji i Kosovës për marrëveshjet ndërkombëtare, në dispozitat e tij ka inkorporuar edhe rezervat dhe deklaratat.
Rezerva sipas dispozitës së nenit 3 p.1.9., të ligjit në trajtim, konsiderohet deklarata e njëanshme, që bëhet nga organi kompetent shtetëror, në kohen e nënshkrimit, ratifikimit, aderimit ose miratimit të një marrëveshjeje, me anën e së cilës, po ai organ, synon të përjashtojë ose modifikojë efektet ligjore të dispozitave të caktuara. Gjykuar sipas paragrafit 1 të nenit 11 të Ligjit në trajtim, nëqoftëse ekzistojnë rezerva dhe/ose ka deklarata rreth një marrëveshjee ndërkombëtare, ministria ose agjencia shtetërore përkatëse dhe kompetente e Kosovës i raporton këto te ministritë dhe agjencitë qeveritare relevante – gjatë procedurës së shqyrtimit- në bazë të nenit 5., të po këtij ligji.
Tërheqja nga marrëveshja ose amendamentimi i rezervave dhe/ose i deklarata -ve, në lidhje me marrëveshjen e caktuar ndërkombëtare, duhet t’i nënshtrohet kërkesave të nenit 10 të këtij ligji (paragrafi .3 i nenit 11 të ligjit në trajtim.).
3. Ndryshimi dhe plotësimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës
Sipas ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës, në mënyrë taksative lejohet ndryshimi dhe plotësimi i cilësdo marrëveshje ndërkombëtare dhe në cilën -do kohë, kurdo që konsiderohet se interesat e shtetit, respektivisht të politikës së tij të jashtme a të brendshme e kërkojnë apo e imponojnë një veprim të tillë.
Një marrëveshje ndërkombëtare e Republikës së Kosovës, mund të ndrysho- het ose plotësohet – në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të procedurës së përcaktuar në këtë ligj për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, përveç nëse parashihet ndryshe me marrëveshje ndërkombëtare (neni 17 i ligjit në trajtim).
4. Tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose suspendimi i zbatimit të tyre
Sipas dispozitave të Ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës, marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, mund të tërhiqen dhe zbatimi i tyre mundet po ashtu të suspendohet. Ligji në këtë çështje është mjaft preciz, strikt dhe decidiv, duke e përcaktuar qartë e çiltër se tërheqja dhe suspendimi mund të bëhet vetëm në bazë të dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare, normave të së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të procedurës së vendosur përmes këtij ligji.(neni 18. , paragrafi 1 ( një) i ligjit); por megjithatë në rast nevoje, arsyeje apo shkaku; siç është për shembull ndry -shimi i rrethanave; madje edhe ndryshimi (ardhja) e vetë qeverive të tjera në pushtet –kurdo që qeveria apo institucionet e tjera relevante të Republikës së Kosovë e shohin të arsyeshme; sidomos kur është fjala për ruajtjen e sovrani -tetit të shtetit, kanë të drejtën e tyre sovrane; të pamohueshme dhe të patjetërsueshme për tërheqje nga çfarëdo marrëveshje të Republikës së Kosovës.
për tërheqje nga një marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose për suspendimin e zbatimit të saj e merr Kuvendi i Republikës së Kosovës, me dy të tretat ( 2/3) e votave, pas rekomandimit të Presidentit -/ës, me iniciativë të tij/saj ose pas propozimit të Qeverisë (neni 18., paragrafi 2., ndërlidhur me paragrafin një (1) të nenit 10., të ligjit në trajtim). / Vijon
[1] Shih më detalisht dispozitat e nenit 2., të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe dispozitave të nenit 26 të Konventës së Vjenës
[2] Ligji Nr. 04/L-052 për marrëveshjet ndërkombëtare i Kosovës i botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës/ Nr.28/16 dhjetor 2011, Prishtinë, 2011.
[3] Shih dispozitat e nenit 4 të ligjit në trajtim
[4] Më gjërësisht, shih dispozitat e nenit 5 ;6;7 dhe 8., të Ligjit për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare i Kosovës
[5] Më shumë për këtë, shih nenin 10 të ligjit në trajtim.