Përgatitja dhe shpërndarja e shujtave nga Kuzhina Qendrore e Prishtinës

April 26, 2022
1 minut lexim

Ndërmarrja komunale ‘Kuzhina Qendrore’ në Prishtinë përgatit dy shujta në ditë për kopshte të fëmijëve, qendrat e të moshuarve dhe personat në nevojë në lagjet ‘Tophane’ dhe ‘Aktash’.

Kjo ndërmarrje nis përgatitjen e ushqimit prej orëve të hershme të mëngjesit, derisa mbyllet në ora 14:00.

Mëngjesi shpërndahet rreth orës 08:00, derisa dreka në orën 13:00.

Fasulja, çorba me patate, gullashi, orizi e sallata janë pjesë e menysë së kësaj kuzhine.

Fatime Zogiani, drejtoreshë në departamentin e Prodhimit thotë se puna në kuzhinë nis nga orët e hershme të mëngjesit deri në 14:00 pasdite. Gjatë kësaj periudhe, sipas saj, kuzhina shpërndarë dy herë shujta nëpër kopshte të fëmijëve e qendra për të moshuar.

“Në 7 e 30 e dërgojmë mëngjesin, pastaj fillojmë punën e drekës. Në ora 9 e 30 dreka duhet të jetë e përgatitur, pas gjysmë ore vendoset nëpër termusa, ndahen edhe pjesa e frutave, pasdite fillon shpërndarja në qendrat për të moshuar dhe personat në nevojë në lagjet ‘Tophane’ dhe ‘Aktash’ “, ka thënë Zogiani.

Në bazë ditore kuzhina përgatit 5,000 shujta për kopshtet publike dhe ato me bazë në komunitet. Kuzhina përgatit ushqim për 16 kopshte (8 publike dhe 8 me bazë në komunitet).

Derisa, 500 shujta përgatiten për qendrat e të moshuarve dhe personat në nevojë. Kuzhina në meny ka edhe shpërndarjen e qumështit e frutave të ndryshme.

Pas përgatitjes, ushqimi zbrazet nëpër termuse dhe bëhet gati për t’u shpërndarë nëpër pikat e caktuara. Personat në nevojë që marrin shujta nga kuzhina qendrore, enët i marrin me vete.

Zyrtarë brenda qendrës se moshuarve në ‘Tophane’ deklaruan se shumë qytetarë marrin shujta për më shumë anëtarë të familjes

Kuzhina bënë përgatitje të shujtave edhe gjatë fundjavës. Nga kjo ndërmarrje deklarojnë se nuk kanë marr kërkesë që të rrisin numrin e shujtave gjatë ditës.

Në vitin 2017 komuna e Prishtinës kishte rinovuar dhe marr në menaxhim kuzhinën qendrore pasi deri atëherë menaxhohej nga një operator privat

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Keqdashësit e planetit tokë!

Story i radhës

Lajçak flet hapur: Në Ballkanin Perëndimor vënë në dyshim seriozitetin tonë

Të fundit nga

ShkoLartë