Përfundon seanca gjyqësore, pritet vendimi mbi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Zekirit

April 8, 2022
1 minut lexim

Në Gjykatën Penale ka përfunduar seanca në Gjykatën Penale me Muhamed Zekirin, përcjell TV21. Prokurorja Katerina Kollareviq tha se pritet që Gjykata Penale të vendos në lidhje me kërkesën për paraburgimin e Muhamed Zekirit, tashmë sekretarit të Përgjithshëm në dorëheqje të Qeverisë.

“Nuk ka vendim. Tani mbaroi seanca, për këtë edhe ne dolëm ,e lamë që gjykata të vendos”, theksoi Kollareviq.

Prokurorja Kollareviq tha se ekzistojnë dyshime për arratisje prandaj kërkohet paraburgim.

“Në këtë moment, dëshmi…nëse mendoni në ndonjë kuptim formal jo, dyshim po. Pse? Këto janë informata operative që janë dërguar në gjykatë, nëse gjykata i pranon do iu informojë, nëse jo, përsëri do të iu informojë se pse nuk i ka pranuar”, theksoi Kollareviq.

Prokurorja Kollareviq tha se sipas informacioneve që kanë nga MPB, dy të dyshuarit tjerë, shtetas të Krocaisë, mendohet se e kanë lëshuar RMV-në dhe se nëse kanë informacione do kërkojnë kapjen e tyre përmes fletëarrestit.

“Me fletëarrest, gjithashtu nëse e dimë se gjenden në territorin e Kroacisë apo diku tjetër, shërbimet përkatëse do të vendosin kontakte”, tha Kollareviq duke shtuar se të gjithë së bashku dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 57 milionë denarë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina publikon shifrat e tmerrshme, ja sa ushtarë ka humbur Putini në luftë

Story i radhës

Opozita e dëshpëruar i nënshtrohet Edi Ramës, kundër Albin Kurtit

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk
ShkoLartë