perfundon rruga e komanit rikonstruksioni i segmentit te rrezikshem ka shtuar numrin e turisteve 6a539bd089df6

Përfundon rruga e Komanit, rikonstruksioni i segmentit të rrezikshëm ka shtuar numrin e turistëve

July 12, 2026
1 minut lexim

Rruga e Komanit, segmenti lidhës për turizmin malor deri përpara 1 viti, e konsideruar si një nga akset më të rrezikshme në vend, ku kanë humbur jetën shumë persona, tashmë ka marrë një pamje krejt tjetër.

Investimi i KESH ka transformuar segmentin 32-kilometra nga Vau i Dejës drejt Komanit. Për banorët, ky investim ishte i shumëpritur dhe menjëherë ka ndikuar te numri i vizitorëve.

Vetë shoferët, që e përshkojnë këtë aks prej vitesh, tregojnë rrezikun që kishte rruga, teksa për të huajt që rikthehen, ka një ndryshim të madh.

“Më në fund me asfalt. Tashmë shumë më lehtë për të ardhur në Koman, më shpejt. Shumë më mirë për turistët. Ka qenë një surprizë e bukur për ne, sepse i kishte munguar shumë turizmit kjo rrugë. Tani të kemi kujdes vetëm me shpejtësinë”.

Kjo rrugë shërben për lidhjen e disa prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në vend, si me Liqenin e Komanit, Lumin e Shalës, Valbonën, Thethin, Currajt e Epërm e deri në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova nen presionin e nje opozite pa vizion mesazhi i forte i halil gecit per opoziten 6a539b533ac7d
Lajmi i mëparshëm

“Kosova nën presionin e një opozite pa vizion” – Mesazhi i fortë i Halil Gecit për opozitën

shba ngushtica e hormuzit eshte e hapur irani nuk e kontrollon 6a539c3115809
Lajmi i radhës

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

Të fundit nga

ShkoLartë