Përfaqësuesja e Maqedonisë në xhiron e dytë të kualifikuese të Ligës së Konferencës, FC Shkupit pas pjesës së parë humbet nga Levski i Sofjes me rezultatin 0:1.
Shënues i golit të epërsisë për mysafirët nga Bullgaria është braziliani Welton në minutën e 31-të.
Shkupi humbi tri raste të pastra për shënim, ndërsa Levski nga një gjysmë rast kaloi në avantazh.
Në tribunat e Arenës Kombëtare “Todor Proeski” janë edhe 300 tifozë të Levskit, të cilët disa herë kanë provokuar duke brohoritur “Maqedonia është bullgare” dhe kanë fyer në baza kombëtare tifozët e Shkupit.
Para fillimit të ndeshjes, policia ndaloi nëntë tifozë bullgarë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Burimi: TV21