Përfundon ankthi, raketa kineze bie në veri të Oqeanit Paqësor

November 4, 2022
1 minut lexim

Raketa kineze, me peshë 23 tonë dhe një lartësi sa një ndërtesë 10-katëshe, më në fund ka rënë në veri të Oqeanit Paqësor, duke i dhënë fund ankthimit në të gjithë planetin e veçanërisht në Europë.
Objekti 23 tonë ishte pjesë e raketës që lëshoi të hënën segmentin e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor kinez, Tiangong.

Paraditen e së premtes, autoritetet në Spanjë pezulluan përkohësisht fluturimet në disa nga aeroportet në qendër të vendit për të shmangur çdo rrezik sado të vogël që mund të krijohej nga rënia e pjesëve të raketës.

Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës. Moduli i quajtur Mengtain u nis në hapësirë nga qendra e nisjes së satelitëve Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lagjja Seravë, 2.020 m2 – asfaltim i rrugës “Jahja Pasha”

Story i radhës

Greta Thunberg: Nuk blej asnjëherë rroba të reja, mi japin familjarët, miqtë dhe shokët e klasës

Të fundit nga

ShkoLartë