perfundimi i mandatit te zacajt ked miraton listen e kandidateve per kushtetuesen 68d314246683a

Përfundimi i mandatit të Zaçajt, KED miraton listën e kandidatëve për Kushtetuesen

September 23, 2025
1 minut lexim

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit paraprak për kandidaturat e paraqitura për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit të ish-kryetares Holta Zaçaj.

Nga 13 kandidatë që shprehën interes për këtë pozicion të rëndësishëm, KED ka përzgjedhur 6 emra që plotësojnë kriteret për të kaluar në fazën e mëtejshme të vlerësimit profesional dhe moral.

Kandidatët e përzgjedhur janë:

Asim Vokshi

Florian Ballhysa

Naureda Llagami

Alban Toro

Genta Tafa

Emri i gjashtë nuk është bërë ende publik nga Këshilli, ndërkohë që pritet që në javët në vijim të zhvillohet vlerësimi i thelluar i kandidatëve dhe renditja e tyre për t’iu paraqitur përzgjedhjes përfundimtare.

Kjo është një nga vakancat kyçe në trupën e Gjykatës Kushtetuese, një institucion që luan një rol thelbësor në garantimin e rendit kushtetues dhe mbrojtjen e të drejtave themelore në vend.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish opozita spo e pranon rezultatin zgjedhor statovci ka tendenca per bllokim te kuvendit 68d3139267c0c
Lajmi i mëparshëm

Ish-opozita s’po e pranon rezultatin zgjedhor, Statovci: Ka tendenca për bllokim të Kuvendit

trump kritikon vendet qe e njohen shtetin e palestines 68d3149bd16c6
Lajmi i radhës

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

Të fundit nga

Martohen Alex Oxlade-Chamberlain dhe Perrie Edwards

Ish-anëtarja e “Little Mix”, Perrie Edwards, është martuar me partnerin e saj prej shumë kohësh, futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain. Çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku, lidhi kurorë në Portugali të shtunën

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në një zonë detare në jug të Methonit. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet
ShkoLartë