Përfshihet nga flakët një pus nafte në Vlorë, 3 automjete të zjarrfikëses në vendngjarje

Burime për Panorama TV bëjnë me dije se 3 automjete të zjarrfikëses me efektivë nga Vlora dhe Selenica kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu bëhet me dije se në vendin ku ka rënë zjarri, janë edhe puse të tjera të naftës, të cilët mund të rrezikoheshin.

Ende nuk ka informacion nëse zjarri që përfshiu një nga puset e naftës ka qenë i qëllimshëm ose jo.

Ndërkohë situata për momentin është nën kontroll dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paralajmëruan Vllahoviqin, mediumi serb shkarravit dhe i turret shqiptarëve

Story i radhës

Vala e të nxehtit mbush spitalet në Itali, 25% e urgjencave janë pasojë e temperaturave ekstreme

Të fundit nga