Përfaqësuesit e kompanisë turke “E-kent” në Kosovë për digjitalizimin e sistemit të biletarisë!
Presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtor ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesit e kompanisë turke “E-kent”, Atil Aykar dhe Ozgur Çelikoglu.
Kjo kompani është lidere në sistemin e biletarisë dhe mirëmban sistemin e ndeshjeve të Superligës turke në futboll dhe basketboll.
Në fakt, FFK në kuadër të strategjisë së digjitalizimit është duke e zhvilluar sistemin e biletarisë me këtë kompani për ndeshjet e BKT Superligës, projekt ky i sponsorizuar nga BKT.
Përfaqësuesit e kompanisë turke po qëndrojnë në Kosovë për ta kryer fazën e fizibilitetit të stadiumeve.