Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach do të arrijë sot për një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesi Special Sir Stuart Peach do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të ketë takime të veçanta me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.