Përfaqësues të BDI-së në takim në Odën Ekonomike/ Konsultohen për çështjet ekonomike për t’i përfshirë në program zgjedhor

Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski sot priti në takim përfaqësues të BDI-së, ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, atë të financave Fatmir Besimi dhe zëvendëskryeministrin Artan Grubi. Pas takimit ministrat integristë thanë se para se të dalin në garën zgjedhore, do të bëjnë konsultime me të gjitha odat ekonomike në vend, por edhe me shoqata të ndryshme, që do t’i inkorporojnë në programin dhe ofertën e tyre.

“Dje kishim rastin që të marrim propozimet konkrete nga OEMVP, sot jemi me Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe takime të tilla do të kemi në kontinuitet edhe me institucione tjera përkatëse duke u bazuar në transparencën, në atë se çka përfaqëson BDI, me të vetmin qëllim që politikat tona të jenë gjithëpërfshirëse ku qëllimi kryesor do të jetë rritja e standardit jetësor të qytetarëve por edhe përmirësimi i klimës së biznesit”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

“Ajo është lufta kundër korrupsionit dhe krimit, ku të gjithë e kemi patjetër të krijojmë atmosferë për të sjellë maksimumin, ajo është procesi i mbylljes së gazifikimit, pa të cilin nuk mundemi, sepse do të ndihemi si zorrë qorre, sepse në këtë mënyrë sot ne paguajmë çmime më të larta dhe në njëfarë mënyre jemi si njerëz që nuk mund t’i përmbushim dhe zbatojmë marrëveshjet”, tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Ish-diplomati amerikan për një dokument amnistie të lëshuar nga Remi për disa persona të ndaluar: Është hera e parë që e shoh këtë

Story i radhës

Kuvendi i ASH-së krahu i Selës vendosi, i bashkohet Frontit Europian

Të fundit nga