Përfaqësim i ulët i grave në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

January 23, 2022
min lexim

Gratë në Maqedoninë e Veriut janë të përfshira në politikë vetëm aq sa ia mundësojnë kuotat e përcaktuara në ligj, thonë aktivistet për të drejtat e grave, duke shtuar se partitë politike nuk mbështesin gratë që përfaqësimi i tyre të jetë përtej kuotave ligjore.

Këto reagime vijnë pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut më 16 janar, ku gratë janë të përfaqësuara më pak se 20 për qind, përkatësisht nga 21 ministri sa ka ekzekutivi, vetëm katër prej tyre u janë besuar grave.

Që të gjitha ministret janë nga partia Lidhja Social Demokrate, përderisa tri partitë shqiptare që janë pjesë e Qeverisë – Bashkimi Demokratik për Integrim, Alternativa dhe Partia Demokratike Shqiptare – nuk ua kanë besuar asnjë gruaje drejtimin e ndonjë ministrie.

Partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim është arsyetuar se kësaj radhe nuk kanë bërë asnjë ndryshim në kuadrot që drejtojnë dikasteret e caktuara që nga ekzekutivi i kaluar, që drejtohej nga Zoran Zaev.

Ndërkaq, partia Alternativa, e cila së fundmi iu bashkua ekzekutivit, ka thënë se përzgjedhja e ministrave nuk është bërë në baza gjinore, por vendimtare, sipas këtij subjekti, ka qenë “potenciali kadrovik me të cilin kemi disponuar dhe kuadrot që kanë shfaqur gatishmëri që t’iu prijnë atyre institucioneve”.

Me qëndrimin e Alternativës nuk pajtohet Nafie Selmani, e cila për katër vjet është aktive në këtë parti. Për shkak të mospërfshirjes së grave në asnjë ministri dhe drejtori që i udhëheqë Alternativa, ajo ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion partiak.

Ky veprim i imi jam e sigurt se do të reflektojë në zgjedhjet e ardhshme, duke i bërë gratë më kërkuese dhe më këmbëngulëse në kërkesat e tyre, jo vetëm në këtë parti, por në të gjitha partitë politike, sepse fundja askush nuk të jep diçka nëse ju vetë nuk e kërkoni”, thotë Selmani.

Ajo thotë se për të pasur një përfshirje më të madhe të grave duhet të ndryshojë mendësia dhe edukimi i gjeneratave të reja nisur nga familja, ku djali dhe vajza të trajtohen në formë të barabartë, si në aspektin e privilegjeve po ashtu edhe obligimeve.

Në rrethanat aktuale, sipas Nafie Selmanit, gruaja në poste udhëheqëse shihet si dobësi për burrat.

“Burrat, që gjithmonë e kanë kultivuar idenë se ata duhet të jenë violina e parë, e kanë të rëndë ta pranojnë se të njëjtin rol për të udhëhequr të tjerët mund ta kryejë me shumë sukses edhe një grua e cila ka marrë mundin dhe përgjegjësinë të jetë pjesë e një partie politike”, thotë Selmani.

Në Qeverinë e parë pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut më 1991, që u drejtua nga Nikolla Klusevi, asnjë ministri nuk drejtohej nga gratë. Duke kujtuar këtë fakt, Biljana Kotevska nga Instituti për Politika Evropiane thotë se përfaqësimi i grave në qeveri paraqet një progres shumë të vogël.

Nëse e ndjekim këtë dinamikë do të na nevojiten edhe 45 apo 52 vjet që të arrijmë deri te një barazi e plotë sa i përket drejtimit të ministrive, që vetvetiu është e tmerrshme se sa ngadalë po shënojmë përparim sa i përket besimit të pozitave udhëheqëse për gratë”, thotë Kotevska.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mënyrat më të mira dhe të këqija për të larguar qelizat e vdekura nga lëkura

Story i radhës

Vazhdohet masa për hyrje në Greqi!

Të fundit nga

ShkoLartë