Perëndimi do ta katandisë Rusinë për ‘tokën e djegur’ / Kina ngadalë, por po marshon drejt luftës me Tajvanin

October 20, 2022
min lexim

Bota duket se po shkon më shpejt se asnjëherë tjetër drejt një mundësie të zgjerimit të luftërave, madje nga përfshirja në luftë e ushtrive më të mëdha të botës.

Pak kush mund ta ketë aktualisht kontrollin e paqes në botë. Shfaqjet e rrezikshme të Rusisë për sigurinë europiane, mund të pasohen me një tjetër rrezik mbase edhe më të madh, të një lufte kineze ndaj Tajvanit.

Nëse Perëndimi nuk do të përfshihet në këtë luftë, sanksionet dhe bllokimi ndaj Kinës, do të sjellë një krizë tjetër edhe më të madhe ekonomike! Ndërsa, ne shqiptarët duket se në të gjitha kohët, tashmë 600 vjet thuaja, do të vazhdojmë të vendnumërojmë, pa rol, pa fuqi, dhe me pamundësi të mbrojtjes së vetvetes.

Kërcënimet drejt zgjerimit të luftës nga Ukraina

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, ka deklaruar se Rusia është duke e rrezikuar kalimin e vijës së kuqe.

Ndërsa, ka folur para deputetëve britanik, ka treguar një incident të muajit shtator, kur një avion lufte i Rusisë kishte hedhur një predhë në afërsi të avionit patrullues të Britanisë së Madhe, mbi Detin e Zi.

Kjo kishte çuar në pezullimin e operacioneve, ndërsa Rusia e kishte quajtur ‘gabim teknik’, dhe këtë variant, sipas mediave britanike e ka pranuar në një mënyrë edhe ministri i Mbrojtjes Wallace.

Ndërkohë, edhe autoritetet ruse, kanë thënë se situata po i “afrohet vijës së rrezikshme të një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë”, citojnë mediat perëndimore zëdhënësen e Kremlinit, Maria Zakharova.

Përveç përgjigjeve të tjera nga Perëndimi, sot më i ashpër është treguar kancelari gjerman Olaf Sholc, i cili ia ka bërë të qartë Rusisë, se politika e tokës së djegur nuk do ta bëjë fitimtare, dhe se do të marrë përgjigje edhe më të unifikuar nga Perëndimi.

Image

Olaf Sholz, kancelari gjerman i kundërpërgjigjet Rusisë

“Ne nuk do ta lëmë pa përgjigje përshkallëzimin e fundit të Moskës… taktikat e tokës së djegur nuk do t’i ndihmojnë Rusisë që të fitojë luftën. Ne vetëm do të vazhdojmë forcimin e unitetit dhe vendosmërinë e Ukrainës e të partnerëve të saj”, ka thënë Scholz para Bundestagut.

Si asnjëherë tjetër kancelari gjerman, e akuzoi Rusinë për gënjeshtra, mashtrim, fasadë. “Të gjitha gënjeshtrat dhe propaganda, bisedimet për ‘operacione speciale’ dhe fitoret e shpejta – të gjitha janë fasadë”.

Kjo tregon se situata në Ukrainë mund të përshkallëzohet, dhe se shpresa për marrëveshje apo tërheqje të Rusisë thuajse nuk ka.

Perëndimi duket më i vendosur se asnjëherë që nga fillimi i luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, i vendosur për ta goditu dhe mundur atë.

Aktualisht situatën është duke e turbulluar rënia e qeverisë britanike, dhe zgjedhja e një kryeministri të ri, situatë kjo që e konfirmon se sa e brishtë dhe e rrezikshme është gjendja.

Kërcënimi kinez dhe paralajmërimi amerikan

Në anën tjetër është rritur alarmi për rrezikun e pushtimit të Tajvanit nga Kina, veçanërisht pasi presidenti kinez Xi, ta zyrtarizojë mandatin e përjetshëm. Ky vet në shfaqjen e fundit para forumeve, në kongresin e Partisë Komuniste Kineze, ka premtuar se do të luftojë për kthimin e Tajvanit, nën administrimin kinez.

Në anën tjetër zyrtarët tajvanez kanë kërcënuar se kushdo që synon pushtimin e Tajvanit do të dështojë, siç raportojnë mediat e huaja.

Udhëheqës i Byrosë për Siguri Kombëtare të Tajvanit, Chen Ming-tong, ka deklaruar para mediave se diktatori Xi do të mund të përballej me katastrofë, nëse e sulmon Tajvanin, madje sipas tij: “Nuk ka mundësi të fitores, nëse përdoret forca kundër Tajvanit”.

Image

Joe Biden, ka premtuar forcat amerikane do ta mbrojnë Tajvanin

Sigurisht se tajvanezët janë duke llogaritur në mbështetjen e fuqishme amerikane, të cilën e ka konfirmuar në muajin shtator, presidenti Joe Biden, i cili ka theksuar se forcat amerikane do ta mbrojnë Tajvanin, në rast se sulmohet ushtarakisht nga Kina.

Por, ushtarakët amerikanë, përfshirë ata në detyrë kanë filluar të shfaqin brengën se mund të ndodhen shumë shpejt para një invadimi të ri, që thyen paqen botërore, pushtimin e Tajvanit nga Kina.

Paralajmërimet amerikane edhe në rastin e Ukrainës, se Rusia po e përgatiste pushtimin e saj, nuk u morën seriozisht nga bota.

Aktualisht ende nuk ka paralajmërime të tilla nga vetë zyrtarë të shtetit, por jemi në shfaqjen e mendimeve të individëve edhe pse në detyra të larta shtetërore, ushtarake.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Me legjendën”, Rama pozon me Jim Belushin në zyrën e tij në Kryeministri

Story i radhës

Një shqiptar trajner i parë në klubin e njohur të Serisë A

Të fundit nga

ShkoLartë