perdoruesit e teams mund te transmetojne live duke luajtur lojera gjate video thirrjeve 64df4f62b30a5

Përdoruesit e Teams mund të transmetojnë live duke luajtur lojëra gjatë video thirrjeve

August 18, 2023
1 minut lexim

Nëse po transmetoni një lojë që po luani tek një grup miqsh ose familja, ka një opsion të ri për ta bërë: Microsoft Teams.

Microsoft ka shtuar një integrim të ri në Xbox Game Bar që ju jep përdoruesve mundësinë për të transmetuar live në aplikacionin e video thirrjeve të kompanisë me në fokus bizneset.

Një mini aplikacion i ri quajtur Microsoft Teams Play Together sjell integrimin në Windows. Sapo ta instaloni përmes Microsoft Store app, mund të ndani desktopin tuaj në Teams, kështu që miqtë mund të shohin lojën tuaj.

Gjithashtu mund tu bashkoheni video thirrjeve ndërsa jeni duke luajtur ku të tjerët shohin lojën. Deri në 20 persona mund të hyjnë në një thirrje në të njëjtën kohë.

ms teams play together

Edhe pse duket sikur ky opsion është ndërtuar për qëllime pune, në të vërtetë ka një mendje në gaming. Microsoft thotë se ky integrim krijon një ambient për të parë dhe luajtur lojëra.

Megjithatë ka një disavantazh të madh krahasuar me rivalët dhe ky është kufizimi vetëm në 30fps. Twitch ka një limit prej 1080p/60fps ndërsa YouTube 4K/60fps.

Integrimi nuk lejon transmetimin vetëm për aplikacione specifike, është i gjithë desktopi juaj që paraqitet dhe çfarë ka në të. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

kuvend me 70 vota votohet rendi i dites per ndryshimet kushtetuese 64df4befd8d16
Story i mëparshëm

Kuvend: Me 70 vota votohet rendi i ditës për ndryshimet Kushtetuese

autoret te pacenuar hedhin kocka apo koka turku berisha ilir beqja me mikun biznesmen udhetuan mbi dhimbjen dhe kufomat 64df504fbcd9a
Story i radhës

“Autorët të pacënuar, hedhin kocka apo koka turku”, Berisha: Ilir Beqja me mikun biznesmen udhëtuan mbi dhimbjen dhe kufomat

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë