Përdoruesit e Instagram mund të fiksojnë foto dhe video në krye të listës së postimeve

Pas një testimi në muajin Prill, Instagram filloi të lançojë ditën e sotme ngjitjen e postimeve si një mënyrë ku të tjerë që vizitojnë profilet tuaja shohin të parat postimet që ju i konsideron më të rëndësishme.

Përdoruesit do të mund të tregojnë deri në tre përmbajtje. Për të fiksuar një postim në krye të postimeve të tjera klikoni ikonën me tre pika në postimet individuale dhe më pas përzgjidhni “pin to your profile”.

Funksioni vjen në një kohë kur Instagram dhe Facebook po pasurohen me funksione të reja për formatin e Reels. Tani përdoruesit mund të shtojnë afisha interaktive ndërsa Meta i ka bërë Reels deri në 90 sekonda.

Duke folur për ndryshimet, Instagram tha se krijuesit e kanë më të lehtë të krijojnë ura komunikuese me ndjekësit si dhe të reklamojnë punën e tyre. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Millosheviqi e humbi Kosovën me luftë, mirëpo Vuçiqi me Ballkanin e hapur, ia mori Ramës Shqipërinë.

Story i radhës

“Open Ballkan”, Ali Ahmeti: Ne i takojmë Europës, nuk ka kthim prapa nga kjo rrugë!

Të fundit nga