Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia/ Perëndimi duhet të përgatitet për skenarin më të tmerrshëm

March 28, 2022
min lexim

Pushtimi rus i Ukrainës nuk ka ecur ashtu siç e imagjinonte Kremlini. Forcat e tij mbeten të bllokuara rreth qyteteve kryesore, ndërsa ushtria ukrainase i ka bërë një rezistencë shumë të fortë. Ndërsa trupat e saj po demoralizohen dhe po mbarojnë furnizimet, Rusia mund t’i kthehet veprimeve më drastike për të fituar. 

Në Uashington, zyrtarët e sigurisë kombëtare po takohen përditë dhe po mendojnë se çfarë duhet bërë përballë një skenari gjithnjë e më të mundshëm që dikur ishte e paimagjinueshëm: që Rusia të përdorë në Ukrainë armë biologjike dhe kimike. 

Pasi gazi klorin i prodhuar nga gjermanët vrau mijëra trupa britanike dhe kanadeze në vitin 1915 gjatë Luftës së Parë Botërore, 10 vite më vonë Lidhja e Kombeve miratoi Protokollin e Gjenevës, që ndalon përdorimin e kimikateve dhe agjentëve biologjikë në luftë. 

Në përgjithësi kjo konventë u respektua gjatë luftërave që pasuan, edhe pse disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik, vazhduan të zhvillonin armë sulmuese biologjike dhe kimike. Presidenti amerikan Richard Nixon e ndaloi atë program, dhe hoqi dorë nga përdorimi amerikan i armëve të tilla në vitin 1969, dhe ky ndalim është në fuqi ende sot. 

Të tjerët kanë pasur më pak keqardhje për përdorimin e armëve të tilla. Presidenti irakian Saddam Husseinvendosi të përdorë gazin sarin dhe atë mustardë kundër qytetit kurd të Halabjas në vitin 1988, duke vrarë mijëra njerëz. Thuhet se presidenti sirian Bashar Al–Assadka kryer më shumë se 300 sulme kimike gjatë luftës civile siriane, duke shkaktuar mijëra (dhe ndoshta qindra e mijëra) të vdekur.

Tani që presidenti rus Vladimir Putin po i shton përpjekjet e tij në aventurën ushtarake që ka nisur në Ukrainë, kërcënimi i këtyre armëve është bërë akut. Sado i pabesueshëm që mund të dukej dikur një sulm biologjik ose kimik, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në NATO duhet të përgatiten për skenarin më të keq.

Ata duhe të bëjnë inventarin e burimeve që kanë në dispozicion, për t’u përballur me këto sulme të mundshme biologjike dhe kimike, dhe t’i shtojnë me shpejtësi këto burime. Nuk ka me kohë për të humbur. Vetëm disa javë më parë, koncepti se Rusia mund të përdorte armë të tilla në fushatën e saj në Ukrainë, do të ishte dukur si tepër alarmant. 

Sot nuk është më kështu. Pas raporteve nga shërbimet e saj sekrete, Shtëpia e Bardhë ka mbledhur në heshtje një ekip zyrtarësh të sigurisë kombëtare, për të skicuar përgjigjet ndaj çdo sulmi biologjik ose kimik rus. Putin e ka vendosur tashmë në tryezë opsionin e një kundërpërgjigje bërthamore, duke vënë në gatishmëri armët bërthamore të SHBA-së. 

Një veprim i tillë, e bën më të besueshëm përdorimin e agjentëve kimikë dhe biologjikë. Pretendimi i Putin se vetë Ukraina synon që t’i përdorë armë të tilla në konflikt, duket si një nga aktet e tij klasike të projeksionit, duke lënë të nënkuptohet se ndërsa lufta e tij ka ngecur, ai mund të nisë operacione të rreme, për të justifikuar më pas përdorimin e armëve kimike dhe biologjike.

Rusia ka pasur dhe ka shumë të ngjarë të vazhdojë të ketë, aftësinë për të prodhuar një sasi të madhe armësh sulmuese kimike dhe biologjike. Ndërkohë Ukraina nuk ka as kapacitetin dhe as vullnetin për diçka të tillë. Kremlini trashëgoi nga epoka sovjetike njohuritë për përdorimin si armë të së sëmundjeve të rrezikshme si antraksi, bruceloza, virusi Marburg, murtaja, ethet Q, tularemia dhe lija etj. 

Të paktën 3 laboratorë të patogjenëve biologjikë të epokës sovjetike, mbeten të paarritshme për inspektorët ndërkombëtarë. Ndaj eksperimentet ekstreme të këtij lloji mund të vazhdojnë në një lloj forme. Dhe dihet që Putin nuk ka hetizuar t’i përdorë agjentë të tillë kundër armiqve të tij politikë. 

Ai urdhëroi vrasjen e Alexander Litvinenko, një agjent sekret dezertor dhe kritik i Putinit, me polonium radioaktiv në vitin 2006. Në vitin 2018, helmoi një tjetër dezertor, Sergei Skripal, dhe në gushtin e vitit 2020, shënjestroi me agjentin nervor Novichok liderin e opozitës ruse Alexei Navalny. 

Ndaj sulmi ndaj një popullsie civile me armë të tilla, do të përfaqësonte një ndryshim taktik në shkallën e saj, por jo në llojin e armëve të përdorura. Tek e fundit, Rusia pranoi dhe mbështeti në heshtje sulmet kimike të Assadndaj popullit të tij. 

Deri tani zemërimi i opinionit publik dhe sanksionet ndërkombëtare kanë bërë pak për të frenuar prirjen e Putinitpër sjellje brutale, ndërsa forcat e tij vazhdojnë të bombardojnë shkollat ​​dhe spitalet në Ukrainë. Por për t`u përballuar me kërcënimin real të luftës biologjike dhe kimike, do të duhet shumë më tepër sesa indinjatë dhe masa ekonomike ndëshkuese.

Armët biologjike dhe kimike bëjnë atë që nuk munden as plumbat, madje as bombat. Civilët mund të gjejnë më lehtë strehim nga bombardimet sesa mund të shmangin gazrat kimikë apo mikrobet e padukshme. 

Putini mund t’i përdorë këto armë të tmerrshme në përpjekje për të thyer shpirtin e rezistencës së ukrainasve. Rusia mund të kontrollojë disa nga rreziqet e menjëhershme me të cilat mund të përballet nga përdorimi i armëve kimike dhe biologjike. Ajo mund t’i paisëushtarët e saj me pajisje mbrojtëse, t’i vaksinojë dhe t’u sigurojë antibiotikë mbrojtës përpara çdo sulmi të planifikuar. 

Përdorimi i agjentëve kimikë si sarina, klori, fosgjeni dhe gazi mustardë, dhe i agjentëve biologjikë që shkaktojnë antraksin, linë, murtajën apo një virus të ri të zhvilluar artificialisht, do të vriste një numër të madh civilësh, dhe do të terrorizonte mbarë botën.

Zyrtarët amerikanë kanë një përvojë në përballjen me sulme të tilla. Por asgjë të ngjashme me shkallën e mundshme të asaj që mund të ndodhë në Ukrainë. Sulmet me antraks të vitit 2001, të dërguara përmes letrave drejtuar politikanëve dhe figurave të njohura në medias, ishin shumë të kufizuara, duke shkaktuar vetëm 22 të infektuar dhe 5 vdekje. 

Por ato shkaktuan shumë frikë nga kërcënimet e mëtejshme, dhe procesi i pastrimit ishte shumë i kushtueshëm. Mbi 1 miliardë dollarë u shpenzuan për dekontaminimin e sallës sëSenatit, Hart, dhe zyrave të tjera të Kongresit, medias dhe postës. 

Ndotja nga antraksi e një qyteti ukrainas, do të shndërrohej në një tokë të shkretë ku nuk mund të shkelë më askush. Qeveritë në SHBA dhe gjetkë janë të papërgatitura për t’iu përgjigjur një sulmi të sponsorizuar nga shteti në Ukrainë. Një lëshim i vetëm i antraksit nga një aeroplan ose dron mund të vrasë mijëra njerëz, përpara se të shkojnë tek popullatat e prekura antibiotikët e nevojshëm. 

Ndërkohë një sulm kimik do të kërkonte një përgjigje më të menjëhershme, të ngjashme me atë që kërkohet pas bombardimit të një ndërtese, që ka shkaktuar bllokimin e njerëzve brenda rrënojave. Një përgjigje efektive ndaj një sulmi biologjik ose kimik do të kërkonte koordinim të shpejtë nga shumë vende. 

Vendet aleate dhe partnere të Ukrainës do të duhet të shpërndajnë vaksina dhe furnizime mjekësore sapo të ndodhë një sulm, dhe kjo do të thotë se qeveritë do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje paraprake që të përcaktojnë se si do të shpërndahen barnat në zonat e shkatërruara nga lufta.

Marrë me shkurtime

Shënim: Michael T.Osterholm, ekspert dhe drejtues i Qendrës për Kërkimin dhe Politikat ndaj Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, SHBA. Mark Olshaker, shkrimtar dhe regjisor dokumentarësh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bacë Naim Miftari, Zoti u ndihmon të shërohen njerëzve të ndershëm dinjitozë siç je ti

Story i radhës

Arifi monitoron nga afër shkollat në komunën e Likovës

Të fundit nga

ShkoLartë