perditesimi i windows 11 es sjell dy funksionalitete te shumepritura nga perdoruesit 634fcdbf840e5

Përditësimi i Windows 11-ës sjell dy funksionalitete të shumëpritura nga përdoruesit

October 19, 2022
1 minut lexim

Windows 11 do të pajiset me disa funksionalitete të reja përfshirë dritaret e eksplorimit të dhënave të cilat do të kenë tabe tashmë.

Microsoft njoftoi disponueshmërinë e këtyre funksionaliteteve ditën e sotme duke ndarë më shumë detaje rreth tyre.

Ljami vjen pak javë pas lançimit të Përditësimit 2022 të Windows 11-ës të ciltë kompjuterët duhet ta kenë të instaluar për të aksesuar të rejat e fundit.

Në fillim të vitit Microsoft konfirmoi se do të sillte disa risi në Windows 11 në vend që ti ruante për versione madhore. Lajmi i sotëm është vetëm vala e parë.

Këto janë veçoritë e reja:

  • File Explorer me tabe
  • Sugjerime veprimesh
  • Akses i thjeshtë në Task Manager nga Taskbar
  • Funksione shpërndarjeje
  • Aplikacioni i ri fotosh

Përditësimi i sotëm sjell një prej veçorive më të pritura, tabet në File Explorer dhe është kërkuar prej vitesh. Versioni më i fundit i File Explorer ka shtuar një seksion të ri Favorites për organizimin e të dhënave.

Mjeti gjithashtu sugjeron kontakt me të cilat ndani më tepër të dhëna.

BEdBya6iv4t6D5RgREPUZf 1200 80.j

Windows 11 do të parashikojë veprimin tuaj të radhës dhe tu sugjerojë një të tillë. Për shembull selektimi i një teksti do të sugjerojë krijimin e një eventi në Outlook. Është një funksionalitet i ngjashëm që e kemi parë në Android.

Taskbar është përmirësuar me një menu të re për të ngjitur më shumë aplikacione në të. Duke klikuar me të djathtën në Taskbar, përdoruesit tashmë mund të aksesojnë Task Manager.

Eksperienca e Windows Share është përmirësuar. Përdoruesit mund të ndajnë të dhëna direkt në pajisjet e zbuluara në rrjet nga desktopi, File Explorer, Photos, Snipping Tool, Xbox dhe aplikacione të tjera.

Edhe pse nuk do të vijë deri në fund të Tetorit, aplikacioni i ri i fotove po vjen në Windows 11 me integrimin për iCloud që mbërrin në Nëntor.

Microsoft theksoi faktin se aplikacionet Amazon Appstore dhe Android mbështeten në Windows 11 në 31 vene të botës. Me përjashtim të aplikacionit Photos, Microsoft ka bërë të disponueshme nga dita e sotme funksionalitetet e përmendura më lart. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne diten e tij te lindjes arbana zbulon portretin e te birit dielli i jetes sime 634fcc5e13808
Story i mëparshëm

Në ditën e tij të lindjes; Arbana zbulon portretin e të birit: Dielli i jetës sime..

austria shenon inflacion rekord ne shtator 634fcf1cec608
Story i radhës

​Austria shënon inflacion rekord në shtator

Të fundit nga

Jeta e Arionit pas ndarjes nga Diana

Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arion Rexha po shijon jetën si beqar. Pas ndarjes nga partnerja e tij, Diana Tahiri, ai ka ndarë copëza nga jeta e

Sulm masiv me dron në Moskë

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë. Guvernatori rajonal Andrei Vorobyev thotë
ShkoLartë