Përdhunoi 16-vjeçaren dhe një kolege, merret vendimi ekstrem për ish-policin

August 23, 2023
1 minut lexim

Ish-polici londinez Adam Provan është dënuar sot me 16 vite burg për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare dhe një policeje.

“Ai shpërdoroi pozitën e tij si oficer policie për të fituar besimin e të dyja grave. Veprimet e tij janë jashtëzakonisht të tmerrshme. Jam i sigurt se publiku do të jetë po aq i tronditur dhe i indinjuar nga ofendimet e Provan sa ne jemi këtu”, tha Ndihmës Komisioneri i Policisë së Londrës Louise Rolfe, siç raportohet nga Reuters.

Të dyja rastet e përdhunimit ndodhën gjatë kohës që Provan ishte në shërbim.

Në fillim të këtij viti, një rishikim i pavarur zbuloi se Policia Metropolitane ishte “raciste institucionale, mizogjene dhe homofobike dhe e paaftë për stafin e policisë”.

Një rishikim u kërkua në vitin 2021, pasi një tjetër polic u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shtatë komuna pa asnjë librari

Story i radhës

Shefat e energjisë së Türkiyes dhe Irakut do të bashkëpunojnë për rihapjen e tubacionit Irak-Türkiye

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë