Edhe pse në periudhën e kaluar VMRO-DPMNE-ja nuk u pajtua që të japë mbështetje për ndryshimet kushtetuese dhe me atë Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në, megjithatë ata fajin për këtë ia hedhin pushtetit paraprak të LSDM-së dhe BDI-së. Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE akuzon se pushteti paraprak në vend që të na afrojë na ka distancuar nga anëtarësimi me BE-në.
“Pasi që e bënë selfin famoz në avionin nga Brukseli, Maqedonia është vazhdimisht e më larg nga BE, ndërsa po aq na larguan nga dyert e saja për shkak të politikave të këqija të LSD-BDI. Koalicioni i krimit LSD-BDI në vend që siç premtonin fillim të negociatave me BE-në, na distancoi nga ajo. Qytetarët e njohën se pas pamfletave po fshihen manipulime që të mund të vjedhin”, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Por ish-ministrja dhe deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska për 24 Analiza tha se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet nuk ka asnjë optimizëm për shtetin tonë në drejtim të procesit eurointegrues. Po të mos ishte bllokada nga VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar, ne tani do t’i fillonim negociatat me kapitullin e parë, tha Trençevska.
“Në 110 ditët e fundit nuk pamë asnjë optimizëm për shtet, përveç pesimizmit dhe në këto 110 ditët e qeverisë së re ne kemi ngecur aq shumë që edhe Brukseli na çregjistroi, na hoqën nga rruga drejt BE-së që duhej ta ecnim bashkë me Shqipërinë, kështu që kjo deklaratë optimiste e kryeministrit nuk pres që do të sjellë optimizëm në rrugën drejt BE-së”, u shpreh Jovana Trençevska nga LSDM.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke ia uruar Shqipërisë fillimin e negociatave, në njoftimin për opinion shkroi se duhet të bëhet gjithçka e nevojshme që Maqedonia të vazhdojë rrugën drejt BE-së.
“S’ka se si mos të përmend dëshpërimin që Maqedonia e veriut nuk është sot në krah të Shqipërisë për arsye të bllokimit të rrugëtimit tonë europian si pasojë e mos zbatimit të kornizës negociuese të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe Maqedonia e veriut. Ne duhet bërë çmos që të sigurojmë dhe vulosim të ardhmën europiane për qytetarët tanë duke demonstruar lidership dhe përcaktim”, thekson kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Pas ndarjes së Maqedonisë nga pakoja, Shqipëria me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në, i hapi kapitujt për negociata për anëtarësim në BE.
Burimi: tv21