e thumbuan pse vallezoi me santianen ne dasme robert berisha nuk u dashka te kercejme me shoqe e kolege 670e7d56d38aa

E ‘thumbuan’ pse vallëzoi me Santianën në dasmë, Robert Berisha: Nuk u dashka të kërcejmë me shoqe e kolege

October 15, 2024
1 minut lexim

Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës.

I revoltuar, pasi u shpërndarë video teksa po kërcente me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Santiana Malokun, Berisha thotë se nuk ka mbetur as të kërcejë e të bëjë atmosferë, pasi menjëherë bëhet viral.

“Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se hor të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë cent kompleksi, krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien”, u shpreh ai.

Më tej ai shton: “Në emër të kompanisë time ‘ndezim ndeja e ahengje’ ju kërkoj falje krejt juve që nuk keni qenë mbrëmë aty me u kënaq si ne”.

Në postim, ai e etiketoi edhe të dashurën e tij Ana Skrel, duke i thënë se në raste të tjera do të jenë së bashku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

per shendetin e stomakut ushqimet me te mira dhe me te renda acidike 670e7c6c51c5a
Story i mëparshëm

Për Shëndetin e Stomakut – Ushqimet më të Mira dhe më të Rënda Acidike

perderisa shqiperia po negocion me be ne vmro dpmne dhe lsdm me akuza kush eshte bllokuesi me i madh 670e7e48e4f57
Story i radhës

Përderisa Shqipëria po negocion me BE-në, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza kush është bllokuesi më i madh

Të fundit nga

ShkoLartë