Serbia gjatë historisë me rrena dhe propagandë të mëndafshtë ka arritur ta zgjerojë territorin nga një PASHALLUK I VOGËL I BEOGRADIT, në një shtet të madh prej qindra dhe mija km2 , në dëm të territoreve të popujve fqinjë, në radhë të parë popullit shqiptarë.
Për hir të së vërtetës, Serbia sa herë ka qenë agresore ndajë tokave të popujve fqinjë edhe atëherë kur e ka humbur apo e ka fituar luftën ka ditur ta luajë rolin e viktimës në raportet ndërkombëtare dhe kjo i ka sjellë përfitime të mëdha ndaj popujve fqinjë edhe pse ata në të vërtetë kanë qenë viktima të saj.
Serbia ,edhe sot e luanë një lojë të tillë hipokrizie ndaj Kosovës , përkundër krimeve makaber të luftës dhe gjenocidit kundër popullatës shumicë shqiptare në luftën e fundit 1989/99, e paraqet vetën si viktimë para faktorit ndërkombëtar.
Rrenat e fildishta të Serbisë do vazhdojnë të jenë gjallë edhe një kohë përderisa Serbia, gëzon përkrahjen e Rusisë hegjemoniste, dhe Bashkësia ndërkombëtare nuk e ndëshkon për krimin e luftës të gjenocidit kundër popullit shqiptarë dhe atij boshnjakë të B. Hercegovinës .
Përderisa Serbia, nuk ndëshkohet për gjenocid ndaj popujve fqinjë, si trajta më e rëndë e krimit të luftës, Serbia kurrë nuk do të jetë paqësore dhe kurdoherë që do ta vlerësojë se gëzon përkrahjen e Rusisë dhe lufta përfundon në favorin e saj ka për ta cenuar paqën dhe sigurinë rajonale, Evropiane dhe ndërkombëtare.
Edhe vetë inteligjenca serbe e pranon, se gënjeshtra është inteligjenca e popullit serb dhe se gënjeshtra u ka sjellë përfitime të mëdha në ngritjen, përparimin e kombit serb, dhe zgjerimin e territorit të shtetit Serbisë në llogari të territoreve të shteteve fqinjë …