Për tri ditë 614 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, regjistrohen dhjetë vdekje

1 minut lexim

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 3 ditët e fundit (nga data 19.08 deri më 21.08.2022) janë kryer 1804 testime, si dhe janë regjistruar 614 raste të reja me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (614), janë regjistruar 132 riinfeksione.

Gjatë tri ditëve të fundit, janë raportuar 10 persona të vdekur, 2 të vdekur nga Ohri (70 dhe 88) dhe Kumanova (73 dhe 83) dhe një i vdekur nga Shkupi (82). Velesi (80) , Gostivari (81), Strumicë (82), Probishtipi (76) dhe Shtipi (85).

Të gjithë personat vdiqën në kushte spitalore.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me koronavirus, asnjë person i vdekur nuk është regjistruar nga sistemi “Termini im”.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2,143,260 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 338.120, numri i të shëruarve është 325.645, numri i të vdekurve është 9.450, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.025.

Story i mëparshëm

Zbërthehen rusët e arrestuar! Pranojnë se punonin për shërbimet sekrete ruse

Story i radhës

Kryeministrja finlandeze rezulton negative në testin e drogës

Të fundit nga