Për të interesuarit/ Puthja dhe historia e saj ndër vite

February 14, 2022
min lexim

Sipas ekspertëve, puthja është një nga vepimet më të çuditshme njerëzore. Antropologët argumentojnë se puthja është evolucioni i lëvizjes që njerëzit bënë, shekuj më parë, duke u përpjekur të nuhasin njëri-tjetrin në një përpjekje për të nxjerrë informacione për njëri-tjetrin.

“Në një moment, ata rrëshqitën dhe buzët e tyre u takuan rastësisht dhe aty menduan se kjo metodë është  shumë më e mirë se nuhatja,” tha Von Bryant, një antropolog në Universitetin A&M të Teksasit dhe autor mbi evolucionin e puthjes.

Për pjesën më të madhe të historisë së hershme njerëzore, nuhatja ishte më e rëndësishmja nga shqisat për marrëdhëniet ndërpersonale, shpjegon Cheryl Kirsenbaum, autore e “Shkenca e puthjes” (2011).

Njerëzit përdorën shqisën e nuhatjes për të përcaktuar gjendjen shpirtërore, shëndetin dhe statusin social të personit tjetër, thotë ajo.

“Njërëzit preknin hundën e tyre  në fytyrën  e njëri-tjetrit sepse në fytyrë ka gjëndra të nuhatjes dhe me kalimin e kohës prekja  në fytyrë me hundë  u transferua në buzë dhe kështu puthja lindi si një përshëndetje sociale”, thotë Kirsenbaum.

Puthja si shprehje romantike

Puthja si shprehje romantike konsiderohet se e ka origjinën në Indi, nga eposi sanskrit “Mahabharata”, i shkruar rreth vitit 1000 para Krishtit dhe përmban përshkrimet e para të një puthjeje romantike në histori.

“Ajo preku gojën e saj në gojën time dhe lëshoi ​​një tingull që më kënaqi”, thuhet në poezi.

Historianët besojnë se në atë kohë, puthja romantike ishte e panjohur për pjesën tjetër të botës dhe se në Evropë ajo u bë e njohur nga Aleksandri i Madh.

Në Greqinë e lashtë, puthja ishte një mënyrë për të komunikuar klasën, statusin shoqëror dhe besimet e dikujt, kryesisht midis burrave në ushtri.

“Ishte një mënyrë për të shprehur një lloj hierarkie sociale,” shpjegon ajo.

Puthja përmendet edhe në “Odisenë” e Homerit, por si formë lutjeje, jo si shprehje romantike, thotë Kirsenbaum.

Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore, pjesa e fytyrës që njerëzit puthnin tregonte pozicionin e dikujt në një familje mbretërore ose në ushtri. Dikush që ishte i barabartë shoqërisht me një tjetër  puthte në gojë, ndërsa ushtarët, shërbëtorët dhe skllevërit inferiorë puthnin faqen, krahun, këmbën, rrobat apo edhe tokën përpara dikujt që konsiderohej shumë më i lartë për të pranuar një puthje. Kjo vazhdoi deri në shekullin e 18-të.

“Puthja e shpirtit”

Por në kohën e Jul Cezarit, romakët e shihnin puthjen ndryshe. Në koleksionin e tij të elegjive erotike “Amores” (“Dashuri”), Ovidi i referohet “saviumit”, të cilin romakët e quanin “puthja e shpirtit” dhe që sot është puthja franceze, sipas Von Bryant. Perandori romak Tiberius u përpoq ta ndalonte puthjen sepse besonte se kështu transmetohej kolera, thotë Kirsenbaum. “Por dështoi, sepse njerëzve u pëlqente shumë të putheshin”, shton ai.

Në Bibël puthja përmendet nëntë herë, por vetëm në “Letra drejtuar Romakëve” është një puthje romantike. Shumë papë gjatë viteve janë përpjekur ta ndalojnë atë. Në vitin 1312, Papa Klementi V tha  se “një puthje e dhënë me qëllim të marrëdhënieve jashtëmartesore do të konsiderohej një mëkat i vdekshëm”.

Sot, puthja merr  kuptime të ndryshme, sipas këshilltarit të marrëdhënieve në Çikago, Jeffrey Samper, autor i një libri mbi rëndësinë e puthjes. “Puthja është komunikim me trupat. Është ura ndërmjet fjalëve dhe veprimeve tona”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protesta kundër vaksinës me detyrim / 1300 makina nisen drejt Brukselit

Story i radhës

​Fury përball Whyte, ja kur pritet të zhvillohet lufta e madhe

Të fundit nga

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera dy vendime. Bëhet fjalë për heqjen e tarifës së pagesës te klubet e Kategorisë së Tretë, që nga sezoni 
ShkoLartë