AZGJ 1

Për të dytin vit me radhë AZGJ-ja mban trajnimin e administratorëve publik

March 10, 2022
1 minut lexim

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nga dita e hënë do të fillojë me trajnimin e rreth 80 përkthyesve dhe lektorëve të institucioneve të ndryshme të administratës. Drejtori i Agjencisë, Ylber Sela dhe koordinatorja e këtij trajnimi Shpresa Zeqiri Ibrahimi pritën kandidatët për t’u njohur nga afër me ta dhe me rrjedhën e këtij trajnimi.

Me këtë rast drejtori Sela theksoi nevojën e rregullshmërisë në ndjekjen e këtij trajnimi, duke pasur parasysh problemet e shpeshta që hasin në dokumentet e ndryshme gjatë përdorimit të gjuhëve, veçanërisht të terminologjisë, prej nga lind edhe nevoja për harmonizim të saj me gjuhën që përdoret në administratë. Qëllimi i këtij trajnimi, tha Sela, është përshtatur sipas nevojave të përkthyesve dhe të lektorëve të të gjithë institucioneve, të organeve të administratës, së pari të ministrive, të ndërmarrjeve publike dhe të gjykatave, për çka janë angazhuar profesorët më eminentë nga Maqedonia е Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Shpresa Zeqiri Ibrahimi, koordinatorja e këtij trajnimi, kumtoi se trajnimet do të mbahen në 6 grupe me nga 15 kandidatë, ku do të trajtohen tema të ndryshme nga fusha e përkthimit, si një ndihmesë praktike në zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, në ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e gjuhëve zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në RMV.

Drejtori Sela kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit, kurdo që hasin në vështirësi të ndryshme, t’i drejtohen AZGJ-së për këshilla të cilat do t’u ndihmojnë për të tejkaluar çdo vështirësi të tyre.

MARKETING

RENT A CAR

forcat zjarrfikese ne proteste para parlamentit nuk na paguhen oret e nates skemi as pushime festash 6229eca07937b
Story i mëparshëm

Forcat zjarrfikëse në protestë para parlamentit: Nuk na paguhen orët e natës, s’kemi as pushime festash

kosova kerkon rezultate te mira ne kampionatin evropian u 22 6229f5815fbf7
Story i radhës

Kosova kërkon rezultate të mira në Kampionatin Evropian U-22

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë