Për të bindur Suarez: 15 mijë tifozë në stadium

1 minut lexim

E ardhmja e Luis Suarez është akoma në dyshim. Sulmuesi uruguaian është akoma në kërkim të një skuadre pas skadencës së kontratës me Atletico Madrid.

Tifozët e Nacional janë shumë të entuziazmuar nga ideja për ta kthyer në Uruguai ish-sulmuesi e Liverpool-it dhe Barcelona-s.

Presidenti i klubi Jose Fuentes, në ditët e kaluara, u ka kërkuar tifozëve të tij që të bëjnë gjithçka është e mundur për të bindur ish-lojtarin e Atletico Madrid, që është rritur pikërisht në klubin e Montevideo-s.

Dhe natës mes së mërkurës dhe të enjtes, me rastin e ndeshjes së fituar 5-0 kundër Cerritto, nga shkallët e stadiumit ka ardhur gjesti i bukur i dashurisë drejt lojtarit.

Në minutën e nëntë, 15 mijë tifozë të pranishëm në stadium janë ngritur në këmbë dhe kanë nisur një kor për Suarez duke mbajtur veshur maskën e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti: Me 20 Gusht votoni pa mëdyshje për më të mirët e BDI në Tetovë

Story i radhës

Shtohen thirrjet në Kongresin e SHBA-së për të përcaktuar Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit

Të fundit nga