per shkak zones te rrezikshme ne matke apelohen qytetaret te mos levizin afer shkembit te djathte 61f1ac1a8cc3e

Për shkak zonës të rrezikshme në Matkë, apelohen qytetarët të mos lëvizin afër shkëmbit të djathtë

January 26, 2022
1 minut lexim
8790 331041 1
aktaule1
aktaule2
akt02
akt01
akt04
akt05
akt06
akt07

Qytetarët të mos lëvizin nën shkëmbin në bregun e djathtë të shtratit të lumit (liqenit) të Matkës. Zona është e rrezikshme dhe do të shënohet, por do të kufizohet edhe lëvizja, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Ky është një ndër konkluzionet e miratuara në takimin e sotëm të punës së QMK-së që u mbajt nën drejtimin e drejtorit Stojançe Angellov, me përfaqësues të institucioneve, ekspertë dhe punonjës shkencorë të shtetit, si dhe me përfaqësues të një pjese të subjekteve të Sistemit për menaxhim me kriza.

Në takim u konstatua se gjendja me shkëmbin në Matkë në një afat të gjatë është e paqëndrueshme. Shkëmbi ka qëndrueshmëri të kufizuar për këtë shkak nevojitet ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve për parandalim dhe uljen e rrezikut. Mund të bjerë (rrëshqitje dheu në shkëmb) apo derdhje dhe valë goditëse nga uji.

QMK kumtoi se zyrtarisht do të inicojë përgatitjen e një plan veprimi të projektit.

Përveç ekipit të QMK-së, në takim morën pjesë përfaqësues të Inspektoratit për Mjedis të Jetesës, Fakultetit të Ndërtimit, Institutit të Ndërtimit, Enti Gjeologjik, Institutit për Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe një përfaqësues i Komisionit për Ujëra dhe Diga pranë Ministrisë së Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

disa lagje dhe fshatra te shkupit neser pa energji elektrike 61f1a9c71710a
Story i mëparshëm

Disa lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike

e2808bish kreu i inteligjences britanike putin luan poker jo shah 61f1ac7c6282f
Story i radhës

​Ish-kreu i inteligjencës britanike: Putin luan poker, jo shah

Të fundit nga

Grenlanda arrin marrëveshje për minerale me Evropën

Grenlanda ka miratuar shfrytëzimin e një shkëmbi kyç për prodhimin e aluminit për një konsorcium danezo-francez. Leja për nxjerrjen e anortozitëve është dhënë nga kompania Greenland Anorthosite Mining (GAM). Kjo vjen pasi
ShkoLartë