Për shkak të kartelës bankare, 28 vjeçari nga Shkupi kërcënon punëtorët dhe thyen inventarin e bankës

1 minut lexim

Policët e Njësitit për ndërhyrje policore në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup dje në ora 15.30 ia kanë hequr lirinë 28-vjeçarit nga Shkupi me iniciale K.I., për shkak të veprës penale “dhunë”.

“Rreth orës 15:00, sipas denoncimit, ai ka hyrë në një filial banke në zonën e Bit Pazarit dhe ka kërkuar të marrë kartën e tij të debitit pa letërnjofti.

Por nga një punonjës i bankës i është thënë se kjo nuk është e mundur, dhe më pas ka nisur duke fyer punonjësit dhe duke kërcënuar rëndë jetën e tyre, e më pas duke shkatërruar inventarin në bankë”, njofton MPB.

Në njoftim po ashtu thuhet se Njësiti për krime të dhunshme – Departamenti për krime të dhunshme në SPB Shkup, në konsultim me Prokurorinë Publike të Shkupit, do të bëjë kallëzim përkatës penal kundër K.I. për veprën penale “dhunë”.

Story i mëparshëm

Erzeni përforcon sulmin

Story i radhës

25 vjeçari vdes gjatë mjekimit të dhëmbit – nisin hetimet

Të fundit nga