Për protestuesit maqedonas më shumë ka ndikim Vuçiqi sesa Pendarovski

Protestat e maqedonasve e kanë kuptimin e putinizmit, ata psikikisht, brendësisht e shpirtërisht janë me Rusinë e jo me BE-në e SHBA-në, propozimi francez, mediakisht jashtësisht e publikisht është shkaku i protestave, ama qëllimi brendësor shpirtëror i protestuesve maqedonas është përkrahja e Rusisë së Putinit dhe Serbisë së Vuçiqit.

Mllefi i protestuesve ndaj shqiptarëve është edhe kundër BE-së, SHBA-së, kurse qëllimi finali tyre është sllavizmi ruso-serbe ortodokse.

Qartë e shkurt, fyerjet ndaj shqiptarëve janë fyerje ndaj BE-së, në emër të shqiptarëve urrehen edhe shtetet e fuqishme perëndimore.

Te maqedonasit më shumë ndikon presidenti i Serbisë, Vuçiqi, sesa presidenti i RMV-së, Pendarovski, po qe se Aleksandar Vuçiqi ju thotë maqedonasve që të ndalin protestat e të përkrahin propozimin francez, protestuesit maqedonas në vend do pajtohen e qetësohen para presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo tregon se shumica e maqedonasve janë serbë, dhe vetë presidenti i Serbisë deklaroi, se nuk ka popull më të afër me serbët sesa maqedonasit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritet numri i personave që përballen me uri në botë

Story i radhës

Efektet e menjëhershme të dorëheqjes së Johnsonit, e pazakontë çfarë po ndodh në Britani

Të fundit nga