Për pak muaj leja, për 2-3 vite përfundimi! Shaqiri dhe Mexhiti zotohen për ndërtimin e kampusit të UNT-së

September 4, 2024
1 minut lexim

Për disa muaj, Universitetit “Nënë Tereza” do t’i jepet leja për ndërtimin e kampusit nga ana e ministrisë së transportit u zotua zëvendësministrja Kaltrina Zekolli-Shaqiri në emisionin “Daily Click”. Ajo tregon se do të jetë një objekt modern, ku siç thotë do të ketë salla sportive pishina dhe laboratorë të ndryshme që janë të nevojshme.

“Ne si ministri edhe unë personalisht si Kaltrina kam qenë shumë e kyçur në përshpejtimin e dhënies së lejes. Ka çështje teknike tek projektuesi që neve i kemi adresuar në kohë shumë të shkurtër ata do t’i korrigjojnë”, tha Kaltrina Zekolli-Shaqiri.
-Janë çështje kohësh ditësh, javësh, muajsh?
“Mendoj që çështje muajsh, shumë shpejtë do të jenë, po me të vërtetë”, tha ajo.

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti për kampusin e UNT-së thotë se mjetet janë siguruar nga Ministria e Arsimit, ndërsa pëlqimi është dhënë nga Ministria e Financave. Shton se projekti është i gatshëm dhe do të realizohet brenda 2-3 viteve.

“Tenderimi do të jetë për disa vite për shkak se është projekt që nuk mund të realizohet për disa muaj, me siguri do të zgjasë disa vite, këto ditë pritet në ministrinë e transportit të merret edhe leja e ndërtimit pra projekti është i gatshëm, momentin që merret edhe leja e ndërtimit, ka vendim Qeverie për financim dhe hapet procedura për tenderim dhe për të zgjedhur operatorin dhe për vënë gurthemelin. Me siguri se do të paraqiten edhe afatet e realizimit të projektit”, deklaroi Mexhiti.

Ndryshe, Universiteti “Nënë Tereza” nga viti i kaluar veprimtarinë e vet e zhvillon në ish-kazermën “Ilinden” në Shkup, ballafaqohet me mungesë hapësirash për ligjërata, laboratorë dhe zyrash administrative. Ata e kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë që dha dritë jeshile për fillimin e procedurave për ndërtimin e kampusit universitar, projekt katërvjeçar në vlerë 34.5 milionë eurove, ku realizohet 62 për qind e projektit.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kraniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Story i radhës

Shqipëri “I harxhonte lekët me gra të tjera”, çfarë tha para policëve 30-vjeçari vrasës, zbardhet dëshmia, ekzekutoi me armë babanë

Të fundit nga

ShkoLartë