se paku 66 viktima nga zjarri ne nje hotel ne turqi mpj nuk ka informacione per shtetas tane 67903dfcf3799

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ: Nuk ka informacione për shtetas tanë

January 22, 2025
1 minut lexim

Bolu, 21 janar – Zjarri ka filluar këtë mëngjes në orën 03:30. Në hotel ka pasur 234 mysafirë. Së paku 66 persona kanë humbur jetë prej të cilëve dy kanë kërcyer nga dritarja. Sistemi për mbrojtjen nga zjarri në hotelin 12 prej katesh nuk është kyçur. Një pjesë e mysafirëve janë munduar që të largohen nga dhomat e tyre duke përdorur çarçafë dhe batanije.

Mbi 50 persona janë lënduar.

Hoteli “Grand Kartal” gjendet në pushimoren Kartalkajana në malin Koroglu, provinca Bolu, 300 km larg Stambollit. Këtë destinacion shpeshherë e vizitojnë qytetarë të Maqedonisë.

“Tani për tani nuk ka informacione për shtetas të lënduar nga Maqedonia. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente”, thonë nga MPJ për TV21.

Zjarri shpërtheu në kohë të pushimit dimëror në shkolla, kur hotelet janë të stërmbushur me turistë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ti je e dashura numer 2 6790394a7509f
Story i mëparshëm

Ti je e dashura numër 2

zbardhja e 21 janarit sfide per drejtesine avokati kara duhet te ishin bere me shume perpjekje per zbardhjen e krimit shteteror 679042e55fc47
Story i radhës

“Zbardhja e 21 Janarit, sfidë për drejtësinë”/ Avokati Kara: Duhet të ishin bërë më shumë përpjekje për zbardhjen e krimit shtetëror

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë