per pak eshte shmangur perplasja e dy avioneve mbi shkup 66e339a139abc

Për pak është shmangur përplasja e dy avionëve mbi Shkup?!

September 12, 2024
1 minut lexim

Shkup, 12 shtator – Agjencia e Aviacionit Civil (AAC) ka konfirmuar se është duke vepruar sipas pretendimeve për një incident më 7 shtator, kur dy avionë shmangën përplasjen për pak në Shkup.

Sipas autoriteteve të aviacionit, çdo situatë e tillë duhet të hetohet tërësisht. Fillimisht kontrollin e trafikut ajror e kryen M-NAV, e cila ka për detyrë raportimin e situatës. Më pas, AAC vlerëson seriozitetin e incidentit dhe vendos nëse është incident i thjeshtë apo i rëndë. Në rast incidenti të rëndë, hetimi ndërmerret nga Komisioni për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve të Rënda.

Navigacioni i Maqedonisë (M-NAV) aktualisht nuk komenton nëse është nisur një hetim apo çfarë masash janë marrë.

Sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit të fluturimeve “Flytradar24”, aeroplanët e “Turkish Airlines” dhe “Sanexpress” më 7 shtator rreth orës 18:32 mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për pak kanë shmangur një përplasje. Fluturimi i “Turkish Airlines” ishte nga Madridi për në Stamboll, ndërsa avioni i “Sunexpress” fluturonte për në Londër.

Flightradar24 thotë se 30 sekonda para se të ndaheshin, dy avionët ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 këmbësh. Njëri prej avionëve më pas u ngjit në 36,325 këmbë, ndërsa tjetri zbriti në 35,475 këmbë. Sipas rregullave, avionët duhet të mbajnë një ndarje minimale vertikale prej 2000 këmbësh.

Nuk është ende e qartë nëse kjo situatë është shkaktuar nga udhëzimet e kontrollit të trafikut ajror apo rezultat i gabimit të pilotit.

Flightradar24 është një platformë globale për gjurmimin e fluturimeve që ofron informacion në kohë reale për mijëra avionë në mbarë botën.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

humben kontaktet qe prej oreve te para te mengjesit gjendet dy turistet angleze 66e337832d3da
Story i mëparshëm

Humbën kontaktet që prej orëve të para të mëngjesit, gjendet dy turistët anglezë

thatesira tkurr lumin danub dalin ne siperfaqe anije te luftes se dyte boterore 66e33c3300d74
Story i radhës

Thatësira “tkurr” lumin Danub, dalin në sipërfaqe anije të Luftës së Dytë Botërore

Të fundit nga

Si të jesh një mik i mirë?

Share   Tweet   Shperndaj   Email   Comments Të jesh një mike e mirë nuk është një gjë e zakonshme. Zakonisht femrat, për nga natyra më të brishta, kanë nevojë të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë