Për një botë tjetër….

February 17, 2022
min lexim

Kosova sot shënon 14 vjetorin e shpalljes ‘de jure’ të pavarësisë së saj shtetrore, nacionale dhe politike, e cila ‘de facto’ nuk është e atillë.

Për shkak të shantazhëve, komplotëve, trysnive, involvimëve, penetrimëve dhe infulencave të shumëta kolaterale dhe multilaterale të Rusisë dhe Serbisë: Kosova gjatë këtyre 14 ose më shumë vitëve, ka njohur pëngesa ose vështirësi të shumëta esenciale ose substanciale.

E ashtuquajtura gjykata speciale së bashku me paraburgosjen arbitrare ose inpresedante (jopresedante) të ish Presidentit Thaçi dhe udhëhqësve ose komandantëve tjerë shqiptar të UÇK-së, kryekëput thonë se erdhi nga Rusia dhe Serbia me anë të agjenturave ose lobimëve të tyre të fuqishme në Bruksel dhe Uashington.

Shtoja këtu edhe presionet e vazhdueshme të Brukselit dhe Uashington ndaj të të ashtuquajturit lidershipit shtetror, ,nacional, politik dhe diplomatik (të pakualifikuar, korruptuar, shantazhuar, joprofesional, jointelektual ose joinntelegjent) të Kosovës-për kompromise dhe koncesione të vazhdueshme  politike, administrative, juridike, sociale, ekonomike, teritoriale ose gjeografike ndaj Serbisë dhe të tjerëve si “demarkimet kufitare” të Kosovës me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, “asociacioni i pavarur i komunave serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicë, eldoradot, apendikset ose enklavat e shumëta serbe gjithandej Kosovës, pronat ose “pasuritë e patundshme” të popave, vlladikave ose kalluxherëve serb në Kosovë etj.

Janë rusët dhe serbët (plus disa “miq”në UE-s) ata që i urrejnë për vdekje, dhe i pengojnë gjithëkah e gjithandej Kosovën dhe shqiptarët.

U morr vesh se lëximi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose intelegjnca e njohur politike ose diplomatike, pos tjerash na e bëjnë të qartë se me e madhe ose me e lartë.

ëshë vlera nominale, materiale, strategjike ose ekzistencialiste e “Trepçës” dhe Ujmanit se sa e të gjitha trevave ose visëve tjera shqiptare dhe atyre serbiane bashkë. Nejse….!

Ndryshe nga kjo, në të njejtat valë me Rusinë, ndodhët ose qëndron edhe Kina, përsa i përket krizës aktuale në Ukrainë, problemit të pazgjidhur të Kosovës etj.

Në një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :”SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme ,me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!”, fund i citatit.

Edhe në Bruksel (UE-së) -sikur ekzistojnë dy koncepte, dy definicione, dy narrativa, botëkuptime, interpretime ose përceptime të ndryshme disonante ose kognitive përsa i përket konfliktit ose kontestit ruso-ukrainas mbi Ukrainën, atij shqiptaro-serb mbi Kosovën dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që simpatia, idolatria dhe empatia e përgjithshme ndaj Rusisë, në qëndrat ose metropolat kryesore të UE-së, është tepër e lartë ose ekstreme. E sidomos në raport ose disfavor disproporcional me SHBA-së dhe Britaninë e Madhe.

Nuk dihet me saktësi, në janë në pyetje frika latente ose permanente ndaj Rusisë, apo çështjet ose aspektët e ndryshme finansiare, tregtare, ekonomike, strategjike, familjare, farefisnore, gjenealogjike etj….?!

Thonë se gjermanët dhe austriakët dikur (në mesjetë) i ndihmuan rusët të formohëshin dhe pranohëshin si popull, si dhe të shtrihëshin ose zgjerohëshin si shtet ose perandori cariste në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale…

Ndërkaq, francezët, anglezët (britanikët) dhe amerikanët, e mbrojtën, shpëtuan dhe e mbajtën gjallë, ose në këmbë të veta Rusinë, në të dyja luftërat e mëdha botërore….

Falë formulave, ekuacioneve ose teorive të njohura shkencore ose ushtarake të Wener von Braunit ose “Dinastisë Braun” dhe të tjera…Rusia sot është fuqi (superfuqi) nukleare ose atomike e globit. E dyta me radhë, pas SHBA-së. Nejse….!!!

Sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore dhe humaniste: Popujt dhe shtetëve e vogla, të drejtën, lirinë, sigurinë, barazinë dhe ekzistencën e tyre individuale dhe kolektive: Do duhej t’i mbështesnin dhe siguronin në forcën, madhështinë ose fuqinë globale dhe universale të popujve (kombëve), shtetëve ose fuqive të mëdha. 

Se këndejmi, me mbi 3.5 milion ushtar të rregullt ose aktivë, me afro 5OO. OOO rezervist ose formacione tjera ushtarake (gardist dhe efektive tjera në formën dhe profilin e “gurkave” të Britanisë së Madhe, “legionarëve” të Francës etj.), me mbi 627O armë të ndryshme nukleare ose atomike (nëndetëse ose destrojer atomik, raketa kontinentale dhe interkontintale, kaqator ose bombarder nuklear ose atomik etj.), 135OO tankse, 27OOO topa, bateri ose raketa të ndryshme artilerike, me mijëra armë të ndryshme ushtarake ose luftarake, me një buxhet të përgjithshëm shtetror dhe nacional prej me tepër se 45 miliad eurosh ose dollarësh amerikan për nevojat e ndryshme ushtarake ose luftarake, dhe kështu me radhë: Rusia, menjëherë pas SHBA-së, është fuqia (superfuqia) e dytë e globit në domenin ose kontekstin e përgjithshëm.

Republika e Kosovës ndërkaq, me afro 2 milion banorët e saj, me diç me tepër se 1O.OOO kilometra katrore të teritorit ose hapësirës së saj jetësore ose gjeografike, e mbajtur, ushqyer, mbrojtur dhe siguruar nga SHBA-së, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Turqia, Austria, Kroacia etj. Respektivisht, nga kombët dhe shtetët e njohura perëndimore ose transatlantike, të cilat njëkohësisht janë edhe mike dhe partnere të ndryshme të Rusisë dhe Serbisë: Personalisht, nuk e dijë (nuk e kam të qartë) si dhe me çka (me çfarë) mund të kanosin ose rrezikojnë Rusinë si superfuqi botërore…?!

Shqiptarët janë popull tolerant, human, karitativ, fisnik dhe tepër bujar që i kanë njohur, mbrojtur shpesh, nderuar dhe respektuar gjithëmonë njerëzit, popujt (kombët, fetë dhe kulturat tjera.

Ndërkaq, rusët janë popull (komb) i madh me histori dhe traditë të shquar revoluciinare, patriotike, letrare, shkencore, kulturore, artistike etj. Apo….!?

Ndaj, edhe nuk i kam tërësisht të qarta paragjykimet, averzionet, diskrepancat, disonancat ose hezitimet e ndryshme të Rusisë-ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

P.S.

U mor vesh se të kërkosh definicion ideal ose final të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdolloj gjykimi , vendimi ose reagimi, do ishte i pamundur dhe i gabuar. Duhesh të keshë aftësi, sens dhe frymëzim platonik për t’i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.

Koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social, ushtarak, ekzistencialist, ose atij antropologjiko-epistemologjik, antropolitiko-antropohistorik etj.

Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë. Duket se e tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.

Se këndejmi, idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Sigurisht se jo. Sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme, sublime dhe relevante.

Ky duhet të jetë edhe kuptimi i përkufizimit që presidenti (presidentja), kryeministri ose kryediplomatja kosovare etj…i japin koncepcionit mbi lirine, drejtësinë dhe barazine shtetrore, nacoinale, historike, gjeografike, kulturore, politike, diplomatike, ligjore, kushtetuese, sociale, ekonomike, profesionale, kadrovike etj.

Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë shtetrore, nacionale ose politike sipas asaj që secilit individ i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, dëshirat dhe aftësitë e tij intelektuale, profesionale dge intelegjente, i cili në të njëjtën kohë e siguron mirëqenien e shtetit dhe shoqërisë si tërësi.

Mbase, pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit, politikanit ose diplomatit si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë global ose universal’, i cili duhet të jetë ai tek i cili do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal, edhe dimensioni i përgjithshëm i qenieve shoqërore ose qytetare. 

Sepse, personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre si qytetar. 

Lidhja e tyre me të tjerët mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin. 

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, kulturuar, emancipuar, pavarësuar, liruar (çliruar) dhe faktorizuar si popull dhe si shtet, ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike, ku do i gjenim ose zbulonin paqen sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë sonë politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike.

 Do duhet të ishte ky narrativ, mision, apo, pikërisht kjo çështje esenciale ose substanciale, si shpata e Damokleut, të cilën Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryeparlamentari Konjufca, Kryediplomatja Gërvalla etj., nuk pranuan t’a vejnë mbi kokë. Por, e cila ndoshta do mund të kishte qenë edhe instrumenti ose arma kryesore për ata ose ato që pranojnë të ndeshen (përballen) me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karieren e tyre shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj.

Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme? 

Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. 

Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi.

 Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit. 

Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit empirik ose modernist, qenia njerëzore, qytetare, kulturore, politike ose diplomatike, do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor, si dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve. 

Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshusra natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

Me fjalë tjera kjo do thotë se t’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tènde për arsimim. Dhe, kjo, pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, logjikon, koperon, interferon, që flet, komunikon, dialogon etj…

Njëra prej të drejtave substanciale ose bazike të secilit njeri, popull (komb), shtet, etnitet ose komunitet politik, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionala për ta fituar dhe mbrojtut atë liri. 

Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu ta zë statusin e vet prej subjekti dhe të sjellë vendime të arsyeshme, racionale dhe objejtive.

Në të fundit, nuk janë Kosova dhe shqiptarët fajtor kujdestar pse (përse) Rusia e sotme nukleare ose atomike, i ka në pronën, monopolin ose kontrollin e saj mbi 1/ 8 ose afro 3/ 4 e resursëve dhe sipërfaqës (hapësirës) jetësore ose tokësore të globit.

Apo….!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Detaje të reja rreth sulmit në kopshtin e fëmijëve në Ukrainë

Story i radhës

Besimi: Rrogë minimale edhe në administratë, përmes dialogut do të kërkohet rritja e rrogave të tjera dhe pensioneve

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë